“U desh një javë të vinte trupi”/ Fevziu: Varrosa time më, të nesërmen dola në ekran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari e moderatori Blendi Fevziu ka folur për ushtrimin e këtij profesioni dhe padyshim sfidat e mëdha që duhet të kalosh, për t’i rezistuar çdo lloj konkurrence apo presioni.

Ai theksoi se edhe nëse ndjen lodhje apo ke probleme emocionale, në momentin që del në ekran, ato duhen zeruar.

Ai rrëfeu në një intervistë për “Ëeekend” në Klan Kosova, një episod të trishtë e mbase më të vështirin të jetës së tij, kur pavarësisht dy humbjeve të mëdha, iu desh të vijonte me misionin e tij gazetaresk. Kujtoi Dhjetorin e para 15 viteve, kohë kur realizoi një intervistë me ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Një ditë para saj, Fevziu thotë se i dha lamtumirën nënës së tij, e ndërsa po në ditën që i duhej të realizonte këtë intervistë, humbi edhe një tjetër person të shtrenjtë.

Fakti që unë mund të jem me 40 temperaturë, fakti që mund të kem një problem të madh janë dy gjëra që ti nuk i fut dot në llogari. Unë po them një rast, që disa herë e kam përmendur në Shqipëri, por nuk besoj ta kem përmendur në Kosovë. Në Dhjetor të 2010-ës, imë më ndërroi jetë në SHBA. Na u desh të prisnim një javë që vinte trupi dhe të kryenim ceremoninë e varrimit, ndërkohë unë kisha fiksuar një intervistë, sepse gjatë gjithë javës u detyrova të fusja emisione të regjistruara. Në atë kohë, Dick Marty kishte bërë akuzat e para ndaj Thaçit dhe unë kisha fiksuar një intervistë me Hashim Thaçin në Prishtinë në orën 9 të darkës, live nga Klan Kosova. Ishte e Enjte, të Mërkurën ndodhi varrimi i sime mëje. Të Enjten paradite vdiq daja i mamit tim që kishte jetuar në shtëpi me ne dhe më kishte rritur. Ishte një dhimbje aq e madhe…Por midis presionit të punës që ti duhet të bësh, domethënë unë mora pjesë në varrim dhe jam nisur në atë kohë, dhe kam mbërritur në Prishtinë në 9 pa 20, kur në 9 duhet të isha live në transmetim. Por imagjino gjendjen emocionale, shqetësimin që ke brenda vetes. Të gjitha këto nuk mund t’i reflektosh, sepse shikuesi nuk do t’ja dijë fare! Në ekran ti je njeriu që duhet të japësh maksimunin”, u shpreh Fevziu. /    S,M

Të fundit

Divorci me Jennifer Lopez, Ben Affleck e thotë “troç”: Ishte e turpshme…

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishte padyshim më e bujshmja. Gjatë një bisede të sinqertë me britanikun...

(PAMJET) Aksident i rëndë ! Dy makina përplasen kokë më kokë, 3 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e...

Vdekja misterioze e 2-vjeçarit dy vite më parë, arrestohen gjyshërit, akuzohen për…

Gjyshërit e një 2-vjeçari, që u zhduk dy vite më parë në Francë, janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e vogëlushit. Émile Soleil u zhduk në...

Rama ndalon fjalën gjatë takimit në Lezhë, batuta me të riun: Po mirë mo, për këtu e le?

Gjatë fjalës së tij sot para të rinjve të rejave në Lezhë, ku bëri prezantimin e kandidatëve të PS për këtë qark, kryeministri Edi...

“S’kam turp që kam qenë ministër i Berishës”/Alibeaj: Duhet të jetë mirënjohës ndaj meje

Deputeti Enkelejd Alibeaj, kandidat nën siglën e koalicionit Djathtas për Zhvillim në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se nuk i vjen turp nga...

Lajme të tjera

Web TV