Vota e diasporës, shtetet e pazakonta nga do të votojnë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të dërgojë përmes postës në 85 shtete, 245.808 fletë votimi, për aq emigrantë sa edhe janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Numri më i madh i fletëve të votimit do të dërgohet në Itali, plot 91.210 të tilla, ndërsa më pas vijnë Greqia, Gjermania, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar me një numër të konsiderueshëm emigrantësh të regjistruar.

Vota e diasporës, shtetet e pazakonta nga do të votojnë

Shtetet ku KQZ do të dërgojë vetëm një fletë votimi janë Fixhi, Gjeorgjia, Isle of Man, Jordania, Lihtenshteini, Madagaskari, Moldavia, Monako, Filipinet, Koreja e Jugut, Irani, Republika Demokratike e Lao’s dhe Venezuela.

Në listën e gjerë të shteteve të pazakonta, nga ku shqiptarët kanë shfaqur interes për të votuar janë edhe Kazakistani, Liberia, Kili, Ishujt Faroe, India, Brazili, Meksika, Vietnami, Tajlanda, Singapori dhe Malajzia.

Më 5 prill do të nisë procesi për përgatitjen e materialeve zgjedhore dhe më 10 prill pritet që fleta të dërgohet drejt zgjedhësve jashtë vendit.

“Më 5 prill, tek Parku Olimpik nisim përgatitjen e materialeve zgjedhore (mbushjen e zarfeve) që më pas i nisim në diasporë. Ambienti kënaq nevojat e të gjithë palëve”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi./e.t

Të fundit

“Të njohim Kosovën? Kjo nuk do ndodhë kurrë”. Vucic vijon me avazin

Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç....

Një valë e re e Covid-19 po përhapet në Europë! A rrezikon Shqipëria?

Një variant i ri i “Sars Cov 2”, nën-variant i “Omicorn”, po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi dhe është ndër ato nëntipe qe...

Kanadezët i thanë jo Trumpit, atëherë pse Mark Carney po shtyn një ligj kufitar?

Nëse do të miratohet, do të shohim ndërtimin e një shteti survejimi që në disa aspekte do të jetë më i keq se ai...

Zyrtare: Real Madrid gjen Messin e ri për 60 milionë euro

Real Madrid ka bërë një goditje të madhe në merkato. "Galaktikët" kanë zyrtarizuar firmën me Franco Mastantuono, fantazistin 17-vjeçar që luante me River Plate...

Irani nën sulmin e Izraelit, konflikti që pritej u bë realitet

Nga Leonard Veizi Një stuhi që ziente prej vitesh, që nga revolucioni i 1979-ës, shpërtheu mëngjesin e 13 qershorit 2025, kur Izraeli lëshoi breshërinë e...

Lajme të tjera

Web TV