Arrestimet në rradhët e PS-së, Rama: “Ne i kapim minjtë tanë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Kryeministri Edi Rama në nisje të fushatës elektorale ka komentuar në mënyrë indirekte arrestimet dhe procedimet penale nga SPAK për eksponentë të rëndësishëm të PS-së. Rama: “Jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshinjve”. Sinjale të forta politike për shkëputjen nga të arrestuarit VIP nga radhët e PS-së?

 

Kur Edi Rama i referohet Ten Ciao Pinit dhe filozofisë së tij të viteve ‘70 për macen që kap minjtë, ai nuk flet thjesht si një analogji politike, por për një qasje që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si e koncepton qeverisjen e tij tek shqiptarët: një praktikë që synon kontroll mbi sistemin.

Ten Ciao Pin ishte lideri që e transformoi Kinën duke ndërthurur socializmin me pragmatizmin ekonomik, por mbi të gjitha ai ishte një strateg i fortë politik, i cili e kuptoi se për të mbajtur pushtetin, duhej një model i pakundërshtueshëm ekzekutiv. Pikërisht kjo filozofi e “ndjekur” nga Rama për të qeverisur me një dorë të fortë, ku ai thotë se vet ai po kap minjtë e tij, duke nënkuptuar një “kontroll” mbi SPAK, ose dhënë një sinjal të qartë të tijëve se ‘të arrestuarit’, po prishin imazhin e PS-së dhe janë “minj të cilët duhen kapur”.

Duket se mesazhi është i nënkuptuar për arrestimin e mjaft drejtuesve qëndrorë dhe lokal të PS-së, më i fundit kreu i Bashkisë Tiranë Erion Velajt si dhe të bashkëpuntorëve të tij, të njohur si “djemtë e 5 D”. Ajo që ra në sy më shumë në fjalimin e Ramës ishte referenca e tij ndaj ideologjisë së Ten Ciao Pinit, liderit kinez që njihet për reformat e tij ekonomike dhe për qasjen pragmatike ndaj pushtetit.

Duke përdorur një nga thëniet e famshme të tij, “Nuk më intereson çfarë ngjyre ka macja, më intereson që të kapë minjtë,” Rama kërkoi të përçojë idenë se qeveria e tij është e vetmja forcë që lufton korrupsionin dhe kriminalitetin, pa bërë dallime politike. Duke e lidhur këtë filozofi me realitetin shqiptar, Rama deklaroi se qeveria e tij dhe Partia Socialiste nuk kanë hezituar të ndëshkojnë zyrtarë të korruptuar, edhe në radhët e tyre.

Lexo edhe :  Marco Rubio i shuan shpresat Berishës, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor

Ai e prezantoi këtë si një provë të qasjes së PS-së ndaj drejtësisë dhe si një kontrast me opozitën, të cilën e akuzoi se po përpiqet ta pengojë SPAK-un dhe reformën në drejtësi. “Minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne,” u shpreh Rama, duke e pozicionuar Partinë Socialiste si të vetmen forcë politike që po garanton një shtet ligjor.

“Madje, jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshinjve,” shtoi ai, duke iu referuar rasteve të fundit ku SPAK ka hetuar dhe proceduar zyrtarë të lartë socialistë. Opozita e ka akuzuar vazhdimisht qeverinë se po përdor drejtësinë si një mjet politik, ndërsa disa raste të ndëshkimeve ndaj zyrtarëve socialistë janë parë më shumë si përpjekje për të ndërtuar një imazh të njëanshëm të reformës, sesa si një pastrim real i korrupsionit në vend.

Macja që kap minjtë

Edi Rama ka të drejtë kur thotë se “kap minjtë” pa dallim, pasi më shumë macja (SPAK) ka kapur më shumë nga minjtë e vet Ramës dhe më pak të komshinjëve, të cilët kanë 12 vjet në opozitë. SPAK ka ndërmarrë hetime ndaj figurave të rëndësishme të opozitës, përfshirë Sali Berishën dhe Ilir Metën, Fatmir Mediu, dhëndërrin e Berishës Jamarbër Malltezi, i pandehur është Bardh Spahia, po ashtu disa deputetë të djathtë janë tthirru në SPAK.

Ndërsa më shumë veprimtaria e SPAK është shtrirë tek eksponentët e rëndësishëm të mazhorancës siç është arrestimi dhe hetimi I Erion Velaj, kryebashkiaku i Tiranës; “djemtë” e Velajt, anëtarët e 5D; Arben Ahmetaj, ish ministri i Financave; Alqi Bllako, deputet; ish ministri Lefter Koka; ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro; ish ministri Ilir Beqja; ish deputeti Jurgis Qyrbja; ish kryebashkiaku i Durrësit Vanjush Dako etje.

Në këtë klimë politike, Rama e vendos theksin te integrimi europian dhe vazhdimi i negociatave me BE-në, duke kërkuar një mbështetje përtej vijave partiake. Ai e paraqet votën për PS-në si një garanci për stabilitetin dhe vazhdimësinë e reformave, ndërsa Berisha dhe opozita kërkojnë ta ndërtojnë fushatën mbi nevojën për ndryshim dhe për një model ekonomik më të lirë.

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV