Jeta duket se është treguar më e padrejtë për këtë japonez. I akuzuar për vrasje ai vuajti dënimin me burg për më shumë se 50 vjet. 89-vjeçari Iwao Hakamata u shpall fajtor në vitin 1968 për vrasjen e gruas së tij, shefit të gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre.
89-vjeçari u lirua vitin e kaluar pas një rigjykimi. Por, pas kësaj avokatët e Hakamata kërkuan kompensim, duke argumentuar se 47 vitet e paraburgimit për të moshuarin, te cilat njëkohësisht i dhanë atij edhe statusin si i “burgosuri më jetëgjatë”, kanë ndikuar në shëndetin e tij mendor.
Gjykatësi, i cili mori një konsideratë pretendimet e avokatit, pranoi se paraburgimi mbi 4 dekada kishte shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në shëndetin fizik e atë mendor të japonezit.
Kështu që sipas asaj që raporton BBC, 89-vjeçari u shpërblye me vlerën marramendëse pre 1.45 milionë dollarësh. Qeveria e Japonisë do të paguajë kompensimin financiar të Hakamata, në atë që mediat lokale raportojnë gjerësisht si pagesën më të madhe për një çështje penale në historinë e vendit.
Rasti i Iwao Hakamata është një nga sagat ligjore më të gjata dhe më të famshme në Japoni. Atij iu dha një rigjykim i rrallë dhe u lirua nga burgu në vitin 2014, mes dyshimeve se hetuesit mund të kishin vendosur prova që çuan në dënimin e tij.
Shtatorin e kaluar, qindra njerëz u mblodhën në një gjykatë në Shizuoka, duke brohoritur fort “drejtësi”. Hakamata, megjithatë, ishte i papërshtatshëm për të marrë pjesë në seancë. Ai u përjashtua nga të gjitha seancat e mëparshme për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar mendore.
Ai kishte jetuar nën kujdesin e motrës së tij 91-vjeçare Hideko që kur iu dha një rigjykim dhe u lirua nga burgu në vitin 2014. Hideko kishte luftuar për dekada për të pastruar emrin e vëllait të saj./E.T