Gripi i shpendëve në Shqipëri rriti me 5 lekë çmimin e vezëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Influenca aviare, H5N1 po ndikon negativisht në tregun e vezëve, tashmë ky produkt tek fermerët kushton prej ditës së sotme kushton 5 lekë më tepër. Tek stabilimentet e pularive gripi i shpendëve ka qenë më agresiv se sa tek fermat e fshatarëve.

Gripi i shpendëve në Shqipëria ka sjell dhe rritje të çmimit të vezëve, asgjësimi i 430 mijë krerëve të pulave ka bërë që një kokërr vezë për konsumatorin të kushton 66.6% më tepër, e për kthyer në para do të thotë 10 lekë më shumë.

Po për ekspertët e bujqësisë ky ndryshim çmimi është abuziv nga tregtarët.

“Është një rritje e pajustifikuar sepse ne kemi 7 mln krerë dhe 5 mln prej tyre janë për prodhim vezësh, mendoj se kjo ka të bëjë më vendosjen e monopoleve në këtë treg në Shqipëri. Ka shumë pak kompani që merren me importin dhe eksportin e tyre, dhe kjo e bën të lehtë vendosjen e çmimit nga këto kompani.”, tha Ndoc Fasllia, ekspert bujqësie.

Asgjësimi i 430 mijë krerëve pulave, deri më tani nuk ka sjell mungesë të këtij produkti në markete.

“Nëse situata përkeqësohet atëherë ka vend për ndërhyjnë nga Ministria e Bujqësisë për të zbutur koston e prodhimi apo për të marrë masa për zëvendësimin e këtyre shpendëve, por sot nuk jemi në këtë fazë pasi dëmi është shumë i vogël”, shton më tej eksperti i bujqësisë.

Kjo nuk është një situatë e re as për biznesin e pularive dhe as për konsumatorin në vitin 2022 si pasojë e gripit të shpendëve u asgjësuan gjysmë milioni pula, në atë kohë një kokërr vezë në market kapi vlerën e 30 lekëve, ndërsa veza e fshatit 50 lekë./    S,M

Lexo edhe :  Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother, ja kur shpallet fituesi

Të fundit

Prestigjozia ‘CN Traveller’/ Zbuloni plazhet më të mira në Shqipëri

Ndërsa një numër vargmalesh të ndryshme shtrihen përgjatë anës lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e...

Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!

Nga Mero Baze Një nga argumentet që Berisha po përdor për të na mbushur mendjen se qeveria e tij ishte qeveri e pastër, është edhe...

Jeta nën rrënoja/ Momenti kur gruaja lind pas tërmetit në Tajlandë (Video)

Një grua lindi fëmijën e saj në mes të rrugës në Bangkok, pasi spitali në të cilin qëndronte u evakuua pas tërmetit në Mianmarin...

Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit

Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë  do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se...

E la jashtë listës/ Braçe i ankohet Ramës: Shikoje njëherë edhe Instagramin tim mo burrë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në shtabin elektoral në Tiranë, konkretisht të zonës së Pallatit me Shigjeta. Aty, deputeti Erion Braçe i ka...

Lajme të tjera

Web TV