Vendi ynë edhe sot do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave.
Në mbrëmje reshje shiu do të ketë vetëm në veriperëndim të vendit.
Era nga kuadrati i jugut, deri në 14 m/s.
Deti – Valëzim deri në 3-4 ballë. / S,M