Nata e Kadrit, hoxha i xhamisë së Selitës shpjegon rregullat e lutjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbetur vetëm tre ditë agjërim dhe 3 ditë nga muaji i madh i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë, veç sakrificës, kanë tentuar të shtojnë lutjet dhe faljet drejt krijuesit për të përfituar nga ky muaj i madh.

Në 10 ditëshin e fundit të këtij muaji ndodhet dhe nata e Kadrit, një natë në të cilën çdo adhurim merr të shumfishuar shpërblimin, megjithatë ajo asnjëherë nuk dihet me saktësi, por dijetarët, në bazë të disa përllogaritjeve, përzgjedhin çdo muaj Ramazan një natë të ashtuquajtur teke.

“Të gjithë njerëzit që kanë agjëruar sot, pas çeljes së iftarit do të fillojnë lutjet dhe do të shkojnë në xhami apo do të bëjnë duatë e tyre për të shpresuar që të jetë nata e madhe e Kadrit, sepse quhet nata e Kadrit, jo dita e Kadrit”, shprehet Ahmed Numanja, hoxha i Xhamisë së Selitës.

Hoxha i Xhamisë së Selitës, ashtu si çdo vit, organizon iftarin tradicional me sportistët, duke iu folur dhe këshilluar rreth fesë dhe sjelljeve dhe duke shkëmbyer me ta mendime që kryesisht lidhen me këtë muaj të madh të Ramazanit./k.k

 

Të fundit

Përfitimet e dietës me pak kripë! Cilat ushqime rekomandohen

Ndjekja e një regjimi ushqimor me pak natrium është diçka që shumë njerëz përpiqen të bëjnë për të përmirësuar...

4 vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos rikujton ish-kryeministrin: Na mungon pa fund!

Megi Fino, vajza e Bashkim Finos, e ka kujtuar të atin në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur mallin dhe mungesën e tij,...

Nga “kaubojsi” te kandidati që hyri në listë me 2 telefonata, kë do të votojmë në 11 maj?

Në studion e “Of the Record” me Andrea Dangllin këtë të shtunë ishin të ftuar 4 kandidatë të cilët janë pjesë e listave për...

Sot eklipsi i pjesshëm diellor, njerëzit në hemisferën veriore shijojnë shfaqjen qiellore

Njerëzit në të gjithë hemisferën veriore janë mbledhur për të kapur një paraqitje të shkurtër të eklipsit të pjesshëm diellor. Eklipsi arriti kulmin në Londër rreth...

Ambasada Amerikane: Nëse gënjeni për të marrë vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se të gjitha aplikantët për viza duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV