Rama dhe Berisha përplasen për Dumanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para një muaji, kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha bënë deklarata të forta për zhbërjen e SPAK, pas arrestimit të Erion Veliajt, por më pas kanë zbutur gjuhën e përdorur ndaj institucionit të drejtësisë.

Ditën e djeshme, Rama dhe Berisha kanë pasur në shënjestër sërish Altin Dumanin, ku njeri e respektonte dhe tjetri e “ironizonte”. Rama: E respektoj, Berisha: Fshiji këpucët që nuk po të arreston.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së Sali Berisha kanë vijuar përplasjet për drejtësinë, duke vendosur në qendër të debateve Altin Dumanin, kreun e SPAK. Në deklaratat e tyre të fundit, të dy liderët politikë kanë mbajtur qëndrime të kundërta për Dumanin dhe punën e tij në hetimin e aferave korruptive.

Kryeministri Rama e cilësoi kreun e Prokurorisë së Posaçme si një figurë që ka fituar respektin e tij, ndërsa theksoi se pa mbështetjen e tij dhe të mazhorancës, drejtësia e re nuk do të kishte pasur mundësinë të vepronte. “Altin Dumani, për të cilin kam respekt dhe e kam përsëritur ka të gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore edhe deri familjes së tij.

Nuk ka ardhur nga Hëna dhe as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika ose Europa. Ka qenë këtu, ka qenë prokuror… Pse nuk kishte marrë Altin Dumani ndonjë politikan e ta çonte para drejtësisë? Sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë dhe PS”, tha Rama. Mbi këtë qëndrim të Kryeministrit u pyet kreu i demokratëve, i cili nuk u shfaq aspak i habitur. “Sigurisht, rroftë e qoftë Altin Dumani thotë ai…

Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të ishin të akuzuarit më kryesorë për djegësin e Tiranës. Por Dumani akuzon njeriun që e refuzoi pesë herë, Arben Ahmetajn”, tha Berisha. Berisha tha se Rama duhet t’i fshijë edhe këpucët Altin Dumanit, sepse sipas tij e ka mbrojtur atë për çdo krim dhe vjedhje. “Ai nuk ndëshkon dosjet se ato të çojnë te Edi Rama, të dokumentuara dhe të regjistruara në përputhje me procedurat ligjore të vendit.

Lexo edhe :  Rama prezanton kandidatët/ Kush do të negociojë me BE-në, Bufi apo Lulin që e zë gjumi?!

Qoftë dosja e Durrësit, qoftë dosja e Peshkopisë, që të dyja përfundojnë tek Edi Rama. Atëherë me thuaj mua? Ai, edhe këpucët duhet t’i fshijë Altin Dumanit”, tha Berisha. Ky i fundit akuzoi Edi Ramën se ka marrë në mënyrë të paligjshme kontrollin e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër rast, sipas kryedemokratit, që do të duhej të kishte vënë drejtësinë në lëvizje.

“Është Edi Rama ai që ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet në Bashkinë e Tiranës. Marrin të burgosurin, e mbyllin aty. Dhe pastaj shkojnë dhe postojnë statuse në emër të tij. Ato, sipas burimeve, janë të shkruara nga dora e Edi Ramës”, tha Berisha. Rama e lidhi progresin e SPAK-ut me reformat e ndërmarra nga Partia Socialiste, duke vënë në dukje se më parë, edhe vetë Dumani nuk kishte pasur mundësi të procedonte politikanë të lartë.

Nga ana tjetër, Sali Berisha e akuzoi Dumanin se po vepron si mburojë për Edi Ramën, duke shmangur hetimet ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Sipas Berishës, Dumani ka orientuar hetimet në mënyrë selektive, duke lënë në hije çështje që mund të rëndonin pozitën e Kryeministrit. Ai përmendi aferën e inceneratorëve dhe akuzoi Dumanin se po ndihmon në pastrimin e figurave pranë qeverisë, ndërsa përndjek kundërshtarët politikë.

Sulmet e Berishës ndaj drejtësisë së re, Edi Rama i tregon me gisht si kërcënim ndaj luftës kundër korrupsionit. “Po bufin e kënetës, i ke parë se çfarë bënin kur ne bënim reformën në drejtësi? E dëgjon bufin se çfarë thotë që do të shkrijë SPAK-un…”. Ndërsa Rama insiston se procesi i reformës në drejtësi është i pakthyeshëm dhe i pavarur, Berisha këmbëngul se SPAK është bërë një vegël politike në duart e qeverisë.

Të fundit

Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!

Nga Mero Baze Një nga argumentet që Berisha po përdor për të na mbushur mendjen se qeveria e tij ishte...

Jeta nën rrënoja/ Momenti kur gruaja lind pas tërmetit në Tajlandë (Video)

Një grua lindi fëmijën e saj në mes të rrugës në Bangkok, pasi spitali në të cilin qëndronte u evakuua pas tërmetit në Mianmarin...

Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit

Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë  do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se...

E la jashtë listës/ Braçe i ankohet Ramës: Shikoje njëherë edhe Instagramin tim mo burrë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në shtabin elektoral në Tiranë, konkretisht të zonës së Pallatit me Shigjeta. Aty, deputeti Erion Braçe i ka...

Capello veçon vetëm dy lojtarë tek Milani: “Do të shisja gjithë skuadrën”

Tre vite më parë, në rrugët e Lombardisë ishte një gëzim i pakufizuar, teksa Milan festoi titullin e 19-të në Serie A. Më në...

Lajme të tjera

Web TV