Vlen sa 1 mijë muaj/ Vlera dhe rëndësia e Natës së Kadrit në muajin e Ramazanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe zgjat një natë nga perëndimi i diellit deri në agim. Kjo natë hyjnore bie diku gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit.

Cila është rëndësia

Thuhet se agjërimi në datën e Natës së Kadrit vlen sa 1 mijë muaj ose afro 84 vite, ku shpërblimi është më i madh se kurdoherë! Kadr, në arabisht, fjalë për fjalë përkthehet në ‘fat’ ose ‘dekret’. Besohet se myslimanët mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë që është shkruar për ta nga Zoti përmes lutjes.

Për shkak se ne kurrë nuk do ta dimë se kur ndodh fiks Nata e Kadrit gjatë 10 netëve të fundit, myslimanët inkurajohen të përfitojnë nga çdo natë duke u lutur e agjëruar. Netë që janë të mbushura me mëshirën dhe faljen e Zotit.

Ritualet e përditshme të Ramazanit mbeten, të tilla si agjërimi, leximi i Kuranit dhe lutjet. Myslimanët gjithashtu kryejnë itikaf gjatë këtyre 10 netëve të fundit, që është akti i kalimit të ditëve dhe netëve në një xhami për të kryer adhurimin e devotshëm. Po ashtu jepet sadaka, akt bujarie në forma të ndryshme si ushqimi i dikujt me një vakt, dhuratat ose kryerja e një vepre të mire./    S,M

Të fundit

2 prilli/ Dita Ndërkombëtare e Autizmit

2 Prilli festohet çdo vit si Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Tema e këtij viti përqendrohet në qëndrueshmërinë...

Rubio në qendër të vëmendjes në samitin e kryediplomatëve të NATO-s

Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen në Bruksel...

Ish-partnerja shpërthen ndaj Elon Musk: Një fëmijë i llastuar që kërkon kontroll

Ashley St. Clair ka ngritur akuza të forta ndaj Elon Musk, duke pretenduar se ai po përpiqet të ushtrojë kontroll mbi të dhe djalin...

Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

“Mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kërcënimet e sotme janë të mëdha, globale dhe në rritje në botën digjitale,” tërhoqi vëmendjen...

Rama ndan pamje nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës: Do të lehtësojë qarkullimin

Teksa ka ndarë pamje nga kantieri, kryeministri Rama shprehet se superstrada Tiranë-Durrës do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe do t’i japë një...

Lajme të tjera

Web TV