Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me Eglin.
Kjo e fundit iu drejtua këngëtares duke i thënë që të mos i shesë moral pasi ‘ka karrierë me prishje imazhi’.
Gjithashtu banorja i përmendi edhe moshën, ku i tha se është gati 50 vjeçe dhe flet për posesivitetin e saj dhe tallet me të.
“Po jam aq dhe ishalla bëhem dyfishi dhe s’ka burrë që më shkel me këmbë”, iu kthye Rozana dhe Egli sërish i tha “e kemi parë’.
Pjesë nga debat:
Egli: Shko e bli informacion te Kelly se si jam unë jashtë që të mi përdoresh këtu. Ke qejf të përdorim gjëra nga jashtë? Mos na bëj të flasim, mos na shit moral.
Rozana: Merruni me Rozin këtu brenda, jo me gjëra nga jashtë. këtu me mua, jo me gjëra jashtë se i kam lënë jashtë ato gjëra.
Egli: Edhe ti mos shko të pyesësh shokun tim se si jam unë jashtë
Rozana: O dinjiteti, s’keni fuqi
Egli: Mos luaj fëlliqur, mos shko të pyesësh shokun tim si jam unë jashtë që ti përdoresh.
Rozana: E di ça po bën me atë djalin, po tall veten tënde
Egli: Ça po bëj? Ju që shisni moral shihni veten tuaj sa të nderuara jeni, kthejeni gishtin nga vetja, bëni vetëgjyqësi. Dyshimi im nuk ke zënë vend akoma.
Rozana: Më fal që të them të vërtetën, ti do një djalë që nuk të di mbiemrin.
Egli: Më tregon mua posesivitetin, akoma shkruan në letër për posesivitetin tënd.
Rozana: Ja kam mësuar unë mbiemrin tënd, pas dy muajsh i kam thënë e ka Tako.
Egli: Po bën Big Brother të fëlliqur. Më mirë të mos dijë mbiemrin se të jem e fëlliqur si ti. Mos më shit moral mua me background-in tënd të fëlliqur.
Rozana: Pse i fëlliqur?
Egli: Prishje imazhi janë gjërat që ke bërë ti, jo unë. Ju keni karrierë me prishje imazhesh
Rozana: Pse?
Egli: Për lajmet që qarkullojnë, për mua nuk qarkullojnë lajme të tilla. Unë i dua vajzat, nuk bëj ato që bën ti.
Rozana: Ti nuk do veten tënde, bën pis veten tënde, ti je tallë me veten.
Egli: Ti që je gati 50 vjeçe dhe shkruan letra se sa posesive je, akoma dhe kësaj dite, dyfishi im dhe tallësh me mua.
Rozana: Po jam aq dhe ishalla bëhem dyfishi dhe s’ka burrë që më shkel me këmbë
Egli: E kemi parë
Rozana: Çfarë ke parë?
Egli: Ato që kam parë
Rozana: O Gjesti i vogël / S,M