Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje shiu e rrebeshe, por nga nesër do të ketë më pak reshje. Parashikimi u dha në Dita Jonë nga meteorologia Tanja Porja. Sipas saj rrebeshet janë kryesisht në zonat jugore dhe jugperëndimore gjatë pjesës së parë të ditës.
“Gjatë natës në orët e para të mëngjesit rrebeshet më të shumta kanë qenë në zonat jugore dhe shtrirjen jugperëndimore, ndërsa në pjesën e dytë të ditës përmirësim i motit. Nga nesër më pak reshje. Rrebeshet gjatë pjesës së parë të ditës. Në mesditë fuqizim i vranësirave”, tha Porja.
Sipas meteorologes, edhe temperaturat do të ulen më dy gradë në rang territori, ndërsa era e fortë do të jetë kryesisht në hapësirat detare.
“Rënie e temperaturave në veri e verilindje mesdita sjell rënie me 2 gardë, ndërkohë që minimumi do të jetë 3 gradë celcius, ndërsa maksimumi 10 gradë në territor”, u shpreh ajo.
Meteorologia Porja paralajmëroi se nga nesër rikthehen reshjet e dëborës në territor, ndërsa në fillim të javës tjetër pritet përmirësim i motit.
“Sonte në mbrëmje rikthehen reshjet e dëborës dukshëm në veri e verilindje dhe nga nesër reshjet e dëborës do bëhen të dukshme edhe në zonat malore në lindje dhe juglindje. Pak cm në dëborë e rikthyer në këtë fund marsi. Nga e diela deri të martën kthjellime e vranësira dhe reshje të papërfillshme kryesisht në zonat lindore kufitare. Kemi freskim të mëtejshëm të motit. Fillimi javës tjetër sjell përmirësim të kushteve të motit, temperatura të ulëta ndërsa në mesditë temperatura tipike të pranverës”, tha Porja.
E njëjta situatë edhe në Ballkan, meteorologia tha se në “perëndim do të ketë rrebeshe afatshkurtra, ndërsa në brendësi prezencë të reshjeve të pakta. Janë rikthyer reshjet e dëborës në veri të Ballkanit”./ S,M