Depresioni pas lindjes: Si ndikon në zakonet e të ushqyerit të fëmijës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në 25% e nënave të reja vuajnë nga depresioni pas lindjes , i cili mund të ndikojë ndjeshëm në sjelljen e tyre si prindër dhe në mirëqenien e fëmijëve të tyre . Një studim i ri nga Universiteti i Illinois në Urbana-Champaign shqyrton efektet afatgjata të depresionit të hershëm të nënës tek fëmijët, duke nënvizuar nevojën për të ofruar mbështetje adekuate për nënat që mund të përjetojnë këtë vështirësi. Punimi hulumtues është botuar në revistën Eating Behaviors.

“Ne donim të eksploronim se si depresioni i hershëm pas lindjes së nënës mund të ndikojë në funksionimin ekzekutiv të fëmijëve dhe zhvillimin e mbingrënies emocionale ,” tha autorja kryesore Samantha Iwinski, një bashkëpunëtore kërkimore postdoktorale në Departamentin e Zhvillimit Njerëzor dhe Studimeve Familjare në Illinois. Për këtë qëllim, studiuesit u fokusuan në mekanizmat psikologjikë që minojnë mirëqenien e fëmijëve.

Ngrënia e tepërt emocionale

Në këtë çrregullim të të ngrënit, ushqimi përdoret si kundërpeshë ndaj stresit ose emocioneve negative dhe, pavarësisht nëse plotëson ndjenjën aktuale të urisë së personit, ai fiton këtë funksion kuazi-psikoterapeutik . Siç thotë shkencëtari, ” nëse fëmijët nuk janë në gjendje të flasin për emocionet e tyre ose të tregojnë se si ndihen vërtet, ata mund të reagojnë ndaj një situate stresuese duke rrëmbyer diçka për të ngrënë “.

Hulumtimi

Studimi përfshiu familjet pjesëmarrëse në programin Midwest STRONG Kids2 , i cili eksploron se si biologjia individuale ndërvepron me mjedisin familjar për të promovuar zakone të shëndetshme të të ushqyerit tek fëmijët e vegjël. Nënat plotësuan pyetësorët për të vlerësuar depresionin pas lindjes në gjashtë javë, funksionimin emocional të fëmijëve në 24 muaj dhe sjelljen e të ngrënit të fëmijëve në 48 muaj.

Lexo edhe :  A mund të ndryshojë muzika shijen e ushqimit? Ja çfarë thotë shkenca

Studiuesit analizuan të dhënat duke përdorur modelin e rrugëve biopsikosociale, i cili përshkruan se si ndërveprimet midis faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe socialë ndikojnë në rezultatet shëndetësore, duke përfshirë vetë-rregullimin e oreksit. Ata u fokusuan në depresionin pas lindjes si një faktor social kritik që parashikon mbingrënjen emocionale të fëmijëve, i cili ndërmjetësohet përmes proceseve psikologjike emocionale dhe njohëse.

Studiuesit arritën në përfundimet e mëposhtme:

Depresioni pas lindjes i nënës në gjashtë javë ndikoi negativisht në funksionin ekzekutiv të fëmijëve me efekte në frenim – frenimi përfshin aftësinë për të kontrolluar vëmendjen, sjelljet dhe mendimet e dikujt – dhe në kontrollin e tyre emocional në 24 muaj dhe në sjelljen e tyre të të ngrënit në 48 muaj

Një lidhje e drejtpërdrejtë u vu re midis depresionit të nënës dhe mbingrënies emocionale tek fëmijët

Nënat që vuajnë nga depresioni pas lindjes mund të jenë më pak të përgjegjshme ndaj nevojave njohëse dhe emocionale të fëmijëve të tyre , gjë që mund të ndikojë në zhvillimin e shëndetshëm dhe vetë-rregullimin.

Gratë me simptoma të depresionit pas lindjes mund të përfshihen gjithashtu në luhatje të oreksit , duke ia kaluar këtë sjellje edhe fëmijëve të tyre ./    S,M

Të fundit

Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi

Në videon ku përshëndetet dhe mirëpritet me flamuj shqiptarë nga emigrantët, ai shkruan: "Mirëmëngjes dhe me emocionin e një...

Këmbimi valutor 31 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë. Ndërkohë...

Media britanike “Express”: Befasohuni nga plazhet spektakolare dhe të qeta të Durrësit

Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një destinacion popullor për turistët britanikë – e njohur për plazhet e saj bruz dhe peizazhin e...

Ushtarakë me përvojë nga Siria dhe Kursku: Strategjia e Moskës në Ukrainë

Pas bisedimeve në Riad, ushtria ruse ka intensifikuar sërish sulmet e saj. Por sipas NATO-s nuk është "ofensiva e pranverës". Nuk ka asnjë shenjë të...

Amerikë – Europë, një divorc i rrezikshëm

Në rast përballjeje, Europa ka shumë mjete të leverdishme kundrejt Amerikës. Por zbatimi i disa prej tyre do të ishte aq i dëmshëm, sa...

Lajme të tjera

Web TV