Kryemadhi: Basha ka qenë shkak për divorcin tim me Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për procesin e divorcit të saj me ish-Presidentin Ilir Meta.

E ftuar në Opinion, Kryemadhi thotë se as ajo vetë nuk është e qartë përse Ilir Meta kërkoi divorcin. Madje, ajo u shpreh se mendon që shkak i divorcit mes saj dhe Metës ka qenë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019.

Sipas Monika Kryemadhit, konflikti për çështjen e mandateve mund të jetë shkaktari edhe për shkatërrimin e martesës së saj me Ilir Metën. Kujtojmë se në atë periudhë, Kryemadhi drejtonte LSI-në, pasi Ilir Meta ishte President i Republikës.

Pjesë nga biseda: 

Monika Kryemadhi: Me sa kam dëgjuar ka qenë djegia e mandateve. Ilir Meta ka qenë në Gjermani, mandatin do ta digjja vetëm unë, ndërkohë pjesa tjetër e kërkuan edhe ata. Mos harrojmë edhe garancinë që erdhi nga z.Basha që do dilte Kancelarja gjermane në atë kohë, do ishte ajo që do mbështeste opozitën në djegien e mandateve për të çiar vendin…sepse ishin disa procedura që për hir të së vërtetës kishin ndodhur shumë shkelje ligjore në mënyrë flagrante nga mazhoranca në atë kohë dhe e vetmja mënyrë në atë kohë që ishte reaguese ishte edhe djegia e mandateve për të vendosur në një pozicion me shpatulla pas muri Edi Ramën. Që faktikisht vendosi Edi Rama opozitën me shpatulla pas muri.

Blendi Fevziu: Në aspektin politik i bie që z.Basha ju paska thënë diçka që duhet të jesh super naiv “ta hash”, që Kancelarja gjermane del dhe përshëndet djegie mandatesh, kurse në aspektin personal z.Basha qenka shkaku i divorcit tuaj me z.Meta.

Monika Kryemadhi: Kjo është, konfliktet politike që çuan drejt një pamundësie të bashkëjetesës familjare.

Lexo edhe :  LaCivita: Bëjeni Shqipërinë sërish të madhe! Jepini Berishës një shans të ri

Blendi Fevziu: Ka ditur gjë apo jo Ilir Meta?

Monika Kryemadhi: Jo, ka ditur vetëm për mandatin tim. Z.Basha në atë kohë dhe jo vetëm Basha por dhe shumë anëtarë të PD, deputetë apo ish-deputetë që janë sot tek z.Berisha apo në PD, kanë qenë njerëzit kryesorë të cilët kanë mbajtur kontaktet me CDU-në në atë kohë. Unë kam qenë për hyrje në zgjedhjet lokale, por gjithë ambienti politik thoshte mos hyjmë. CDU ishte ajo që i kërkoi Ilir Metës në atë kohë të bënte ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Ka pasur ndërhyrje nga jashtë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Se si ka qenë kjo ndërhyrje, kjo është për t’u parë që për mua kërkon investigim zyrtar. Kjo do t’i vijë në një kohë të dytë. Në këndvështrimin tim, sjellja e z.Basha ishte e shitur./   S,M

Të fundit

Ekspedita në fund të detit Jon në Greqi zbulon të vërtetën tronditëse

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar se mbetjet njerëzore kanë...

Pranverë e vonuar, Ankaraja mbulohet nga bora

Edhe pse pranvera kishte filluar, kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja, u zgjua ditën e djeshme me një surprizë të papritur, pasi një stihie e pazakontë...

Postonin 10 vjeçarin në Tik Tok, prokuroria kërkon burg për gjyshen dhe babain

Prokuroria e Beratit ka dhënë këtë të shtunë pretencën për Armando Kumarakun dhe të ëmën e tij, Natasha Rombula, personazhe të njohur të rrjetit...

Sherri me mjete të forta mes të rinjve në Lezhë, zbardhet dinamika!

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme (11 Prill) në Lezhë, ku u përfshinë 6 të rinj, dy prej tyre janë...

Edhe vaji i ullirit mund të skadojë, ja si ta kuptoni kur është koha për ta hedhur

Vaji i ullirit është një përbërës kryesor i kuzhinës mesdhetare dhe është një element kryesor në çdo shtëpi, por është mirë të dini se...

Lajme të tjera

Web TV