Spiropali takim me presidentin e Sllovakisë: Partner i rëndësishëm i rrugëtimit drejt BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Sllovak dhe vuri në dukje se ka ende mundësi të pashfrytëzuara për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh ekonomik e tregtar dhe shtimin e investimeve sllovake në Shqipëri.

‘Dy vendet tona kanë një bashkëpunim shumë të mirë në organizatat ndërkombëtare, NATO, OKB, OSBE etj., i cili do të vijojë  në mbrojtje të sigurisë dhe të paqes, theksoi Spiropali.

Spiropali vlerësoi mbështetjen e fuqishme të Sllovakisë për integrimin europian të vendit tonë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vuri në dukje objektivin kombëtar strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 si edhe mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027.

Kryeparlamentarja shprehu bindjen se Sllovakia do të vijojë të jetë një partner i rëndësishëm i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian./k.k

Të fundit

Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

Valona Tela   Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse realizohet, mund t’i ripërcaktojë...

U njohën në traget, por i tha “Po” në avion/ Çifti rrëfen historinë e tyre të dashurisë

Një histori e veçantë dashurie është nga çifti nga Kosova, Rinori dhe Egla. Çifti nga Kosova kanë prekur zemrat me historinë e tyre të...

Mjekët e QSUT kryejnë operacionin e rrallë te fëmija 4-vjeçar

Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses operacionin e rrallë për herë të parë te një fëmijë 4-vjeçar. Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare  në...

“Gratë nuk qajnë më”/ Shakira e pranon, ende nuk janë shëruar plagët nga tradhtia e Pique

Pothuajse tre vjet pas ndarjes nga Gerard Piqué, Shakira ka pranuar se ende nuk e ka rindërtuar plotësisht veten pas tradhtisë së ish-partnerit të...

Në PUB-in mbi 300 vjeçar të Afrim Nelit/ Shqiptari rrëfen rrugëtimin e tij në Britani

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, shqiptari Afrim Neli foli për rrugëtimin e tij në Britaninë e Madhe. Tashmë i vendosur prej vitesh...

Lajme të tjera

Web TV