Filmi i ‘Borëbardhës’ po urrehet nga e gjithë bota, por përse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi i ri “Snow White,” që është një ripërpunim i filmit klasik të animuar të Disney-t, ka shkaktuar shumë reagime negative, duke përfshirë kritikën ndaj aktorëve dhe cilësinë e përgjithshme të produksionit.

Ky film, që synon të sjellë një version modern të përrallës, është bërë objekt i shumë komenteve dhe reagimeve të ashpra nga publiku.

Një nga arsyet kryesore për këtë urrejtje është aktorja kryesore, Rachel Zegler, e cila luan rolin e “Snow White.”

Kritikët kanë pasur shqetësime të mëdha për komentet që ajo bëri kur tha se mendonte se personazhet e tilla si Borëbardha bëhen për kënaqësinë e perspektivës mashkullore dhe se këto figura tradicionale duhet të jenë të përfshira në një mënyrë më të gjithanshme dhe moderne.

Ky lloj komentimi nuk u prit mirë nga fansat e origjinalit dhe atyre që preferojnë një qëndrim më të ruajtur ndaj trashëgimisë kulturore të Disney-t.

Të tjerë kanë komentuar dhe për elefantin në dhomë: Rachel Zegler as që ngjan si Borëbardha!

Nëse për role si E Bukura apo Bukuroshja e Fjetur nuk është normë ngjyra e flokëve të personazheve apo diçka e ngjashme, te Borëbardha ndryshon puna.

Në narrativën origjinale të përrallës, elemente të rëndësishme në përshkrimin e saj janë flokët e zeza pis, buzët e kuqe flakë dhe lëkura borë e bardhë, që është dhe fjalë për fjalë emri i personazhit.

Ndërkohë, Zegler është me origjinë latine dhe pamja e saj, me gjithë modifikimet estetike për rolin, nuk i përputhet pamjes së Borëbardhës në përrallë.

Po ashtu, Gal Gadot, e cila luan rolin e Shtrigës, është kritikuar ashpër për performancën e saj në film.

Pavarësisht se është një aktore e njohur dhe e dashur nga shumë, shumë kanë shprehur dyshime për aftësitë e saj aktoriale dhe kanë filluar të tallen dhe me aktrimin e saj në role të tjera.

Lexo edhe :  Kujdes! Nëse kodi i kartës suaj të kreditit është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

Përveç kritikave ndaj aktorëve, cilësia e filmit gjithashtu është kritikuar nga shumë përdorues të internetit.

Përveç problematikave të interpretimeve të aktorëve, ka pasur ankesa edhe për efektet speciale dhe realizimin vizual të filmit.

Filmi është konsideruar nga shumë si i pamjaftueshëm dhe jo i denjë për një projekt kaq të madh, duke ofruar pamje të cunguara dhe një ndjesi të përgjithshme të papërfunduar që nuk ka arritur të mbajë nivelin e pritshmërive të publikut.

Disa madje ishin të mendimit se Disney nuk ka dashur vetë që të bëjë një realizim të mirë të filmit./   S.M

Të fundit

Dibra nën petkun e borës edhe në pranverë, drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore

Dibra sot është ‘zgjuar’ nën petkun e dëborës. Siç raporton edhe gazetari Mahir Jangulli zbritja e temperaturave gjatë natës...

Mësuam të bëhemi mësues

Sadik Reçi   Shkollën e Mesme Pedagogjike “17 Nëntori”, Tiranë, ish Instituti femëror “Nëna Mbretëreshë”, lartësohet përgjatë “Rrugës së Elbasanit”, përballë ndërtesës së Akademisë së shkencave....

Rama ‘u jep mend’ izraelitëve: Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete, por jo Hamasin!

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael, të cilën ia dorëzoi Kreu i Shtetit izraelit Isaac Herzog. Ky çmim akordohet...

I ftohti ‘pushton’ Greqinë, Selaniku zbardhet nga dëbora

I ftohti ka 'pushtuar' Greqinë që prej mbrëmjes së djeshme, dhe disa zona të veriut të Greqisë janë mbuluar me dëborë Nga orët e para...

Gjatë vizitës zyrtare, Rama nderohet në Izrael me medalje të veçantë

Kryeministri Edi Rama pritet të vlerësohet me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Ky çmim akordohet për personalitete të...

Lajme të tjera

Web TV