Qeveria mbyll Tik-Tok/ Rreziqet që vijnë nga përdorimi i VPN

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në komunikimin e tij në platformën ‘Sy m’sy’ ka njoftuar se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë theksoi se “mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”.

“Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama.

Vendimi për bllokimin e TikTok u mor me arsyetimin e mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë kibernetike, në përputhje me shqetësimet globale mbi përdorimin dhe mbledhjen e informacionit personal nga kjo platformë kineze, shkruan albanian post.

Qasja në platformën kineze TikTok do të ndërpritet në Shqipëri “në ditët në vijim”, njoftoi qeveria shqiptare.

Në vendimin e publikuar, zbulohet se ndërprerja e qasjes në platformën online “TikTok” në Shqipëri, për një afat deri në 12 muaj, bëhet me qëllim “shmangien e ndikimeve negative dhe të problematikave sociale në tërësi, kryesisht në nxitjen e dhunës, veçanërisht te fëmijët… si dhe mbrojtjen e të dhënave personale”./   S.M

Të fundit

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

META do të përdorë të dhënat publike të përdoruesve evropianë për të trajnuar IA

Meta do të fillojë të mbledhë realisht të dhënat e përdoruesve evropianë vetëm pasi të ketë informuar, gjatë javëve në vijim, të gjithë personat...

Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Gjermania është e përgatitur të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar Kievin të kapë vrullin kundër Rusisë, ka...

Lajme të tjera

Web TV