SKANDALI: Shihni turpin në futbollin shqiptar, si Dinamo i lë ndeshjen Skënderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të diel (30 mars) raundin e 32-të. Në Korçë u pa një situatë e turpshme, me Skënderbeun që garon për mbijetesë që përmbysi Dinamon 4-1.

Në stadiumin e Korçës estrada nisi që në fillim, me Dinamon që për befasi kishte hedhur në fushë disa nga lojtarët e U-19 që në fillim. Ishte Qardaku në minutën e dhjetë që kaloi në epërsi Dinamon, me pjesën e parë që u mbyll 0-1.

‘Spektakli’ ishte rezervuar në pjesën e dytë, aty ku korçarët shënuan me Nikaj në minutën e 55-të dhe tripletën e Nasr në minutat 62, 69 dhe 82.

Në kanalet e komunikimit tifozët e Dinamos janë revoltuar dhe klubi në postimet për ndeshjen ka bllokuar komentet, pasi akuzohen për lënie të ndeshjes.

Kujtojmë se sfida mes tyre u përfol edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, aty ku Dinamo përmbysi me dyshim Skënderbeun në Korçë, paçka se këta të fundit kishin fituar 0-2 ndeshjen e parë. Me fundin e sezonit në prag, kanë dalë në pah edhe aleancat mes klubeve që dëmtojnë kampionatin, ndërsa si në rastet e tjera nuk pritet të ketë ndëshkime nga FSHF-ja.

Më poshtë shihni se si lojtarët e Dinamos nuk lëvizin në aksionet e golave të Skënderbeut.

(GOLI 1)

(Goli 2)

(Goli 3)

Të fundit

Pse bien flokët? Shkaqet kryesore dhe si të ndihmon Nobi Hair në rikthimin e tyre

A po të bien flokët më shumë se zakonisht? Nuk je vetëm. Rënia e flokëve është një shqetësim i zakonshëm...

“Molla e ndaluar”/ TikTok shikohet tre herë më shumë pas vendimit për bllokim

Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut ka shtuar dëshirën e shqiptarëve të harxhojnë më tepër kohë në këtë platformë. Brenda pesë ditëve, numri i...

Fushata/ Rama “ua mbledh” kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar

Një votë më shumë të çon në Parlament. Ky rregull i Kodit Zgjedhor që është në fuqinë zgjedhjet e 11 majit ka futur në...

Zgjedhjet e 11 majit, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR takohet me Celibashin

Kreu i delegacionit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan...

Gjoba kush nuk e plotëson/ Afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale

Sot, më 1 Prill, është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve,...

Lajme të tjera

Web TV