Sot Fiter Bajrami, me mijëra besimtarë myslimanë falen në sheshin “Skënderbej”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit…

Sot kremtohet nga të gjithë myslimanët në të gjithë botën Fitër Bajrami. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku u zhvillua ceremonia e faljes së namazit. Kremtimi ka nisur rreth orës orën 06:40.

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Përgjatë 30 ditëve besimtarët myslimanë kanë sakrifikuar duke agjëruar dhe duke kryer ritualet e tyre shpirtërore duke adhuruar krijuesin. Fitër Bajrami është një festë e madhe për ta, e cila finalizohet me drekën tradicionale si dhe me vizitat dhe takimet me familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Ditën e djeshme Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, teksa ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit. Krerët e politikës shqiptare po ashtu kanë uruar festën e madhe për myslimanët. “Pamfleti” ju uron gjithashtu besimtarëve gëzuar Fiter Bajramin./   S,M

Të fundit

Zëvendëssekretarja e NATO-s takon Sorensenin: NATO-BE, bashkë për stabilitet në Ballkan

Rreth një javë më vonë, Prishtinën e vizitoi edhe i dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen....

Pandeli Majko: Mua më takonte të isha në listë të hapur, jemi në situatë delikate

Pandeli Majko, shpjegoi pse ai duhet të ishte në listën e hapur të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit. “Nëse do isha në listë...

Ndryshon hyrja e mallrave në BE: Transportuesit të deklarojnë paraprakisht

Duke filluar nga sot transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në ose përmes BE-së, përpara...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu do të qëndrojë në burg

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares Pajtime Fetahu për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’. GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares Pajtime...

Shqipëria, 16 vjet në NATO/ Ministri i Mbrojtjes: Krenarë për rolin tonë në Aleancë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, në 16 vjetorin e Shqipërisë në NATO, u shpreh se rrugëtimi i mbushur me sfida, por edhe më arritje...

Lajme të tjera

Web TV