Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të luhaten nga 7 gradë në 20 gradë celcius në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
E hëna nis me mot të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të luhaten nga 7 gradë celcius në Peshkopi në maksimalet që arrijnë në 20 gradë celcius në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12m/s.
Ndërsa dallgëzimi do të jetë deri në 1-2 ballë./K.K