“Më mbushen sytë me lot”/ Imami i xhamisë sqaron përplasjen për orarin e faljes në shesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imami i xhamisë së madhe të Tiranës, Bilalq Teqja, tha se objekti më i ri i kultit në kryeqytet është shndërruar tashmë në një atraksion turistik.

“Drejtimin e fondacionit e kemi ne, pala shqiptare, s’bëhet fjalë. Dhe deri më sot, të gjitha palët janë shumë të kënaqura, e them me shumë sinqeritet. Kemi relata shumë të mira dhe çdo gjë është menaxhuar në formën më të mirë të mundshme.

Unë kënaqem vetëm me diçka. Duke qenë se jam edhe imam i asaj xhamie, për Zotin më mbushen sytë me lot, përveç shërbimeve që bëjmë për qytetarët, si rastet e martesave, që janë të shumta, 5-6-7 çdo javë… me shumë kënaqësi dhe me shumë dëshirë.

Është kthyer në atraksion dhe qendër fetare e kulturore për të gjithë shqiptarinë. Këto ditë ka pasur grupe nga 70-100 vetë që vijnë e vizitojnë xhaminë”, tha Teqja në “Off the Record” nga Andrea Danglli.

Ai sqaroi edhe atë që ndodhi në mëngjes, me faljen e Namazit të Bajramit, ku shumë besimtarë nuk arritën në kohë, për shkak të një ndryshimi orari.

“Ajo që ndodhi ishte gabim njerëzor, siç mund të ndodhë, sepse nuk ka pasur kuptim ta falësh Bajramin çerek ore përpara. Dhe duke qenë se ishte edhe mysafiri (Sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore Islame Muhamed Abdulkerim El-Isa) shkoi si natyrshëm dhe u gjendën krerët dhe organizatorët u gjendën të papërgatitur. Ishte një gabim, pa dashje, por besimtarëve iu kërkua falje dhe iu dha një zgjidhje nga ana fetare si ta falnin Bajramin për ata që nuk e arritën. Ishte diçka që nuk e dëshironte askush. Nuk është se është diçka fatale nga ana fetare. Hera e parë që ndodh, por ja që ndodhi”, sqaroi Teqja./e.t

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV