Italia do t’i dhurojë Shqipërisë një anije ushtarake, zbulohet data kur mbërrin në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shprehu ambicien e fortë për të fuqizuar Flotën Detare të Shqipërisë me një anije patrulluese dhe tre anije luftarake, konfirmohet se Italia do t’i dhurojë vendit tonë një anije të tipit korvetë.

Mësohet se anija korvetë e klasit Cassiopea, që i ka shërbyer marinës ushtarake italiane do të mbërrijë në portin e Durrësit më 8 prill, në orën 09:00 të mëngjesit.

Me rastin e dhurimit të anijes ushtarake nga qeveria italiane për Forcën Detare shqiptare do të zhvillohet edhe një ceremoni.

Në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ndërsa korveta pritet të dorëzohet nën shoqërinë e krenarisë së marinës italiane, Amerigo Vespucci.

Këto lloj anijesh janë më të vogla se shkatërruesit ose fregatat, por janë të pajisura për detyra të ndryshme detare, të tilla si mbrojtja ose mbikëqyrja bregdetare.

Klasi “Cassiopea” është një seri prej katër anijesh patrullimi të marinës ushtarake italiane, të cilat janë ndërtuar në fund të viteve 1980 sipas standardeve civile dhe janë të dizajnuara për patrullim në zona të sigurta./   S,M

Të fundit

Nis vjelja e tarifës doganore 10% edhe për Shqipërinë/ Mundësi për tregje të reja në BE

SHBA nis sot vjeljen e tarifës doganore 10% që u ka vendosur disa vendeve përfshirë edhe Shqipërinë dhe Malin...

Anëtarësimi në BE/ Ja pesë grupet e reformave që duhen kryer deri më 2027

Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në...

Tarifat e reja të vendosura nga Trump/ Kriza më e keqe e Wall Street-it që nga COVID-i

Aksionet globale u tronditën për të dytën ditë radhazi, ndërsa bota vazhdoi të reagojë ndaj tarifave globale të Donald Trump. Tregjet e aksioneve në Azi,...

Paundi në minimumin historik, dollari në rënie/ Kursi i këmbimit 5 Prill 2025

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.7 lekë në blerje dhe 99.5 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Lajme të tjera

Web TV