“Durana Tech Park”, Rama: Synojmë gjysmë miliard euro të ardhura në buxhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra e Inovacionit dhe Teknologjisë, Durana Tech Park, ka hapur dyer për 34 rezidentë e parë të ndarë në 4 kategori, kompani, start-up, nomadë digjital dhe  institucione akademike. Sipas kryeministrit Rama, kjo iniciativë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë shqiptare.

“Synojmë që të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona me afërsisht 3.5 miliardë euro brenda dy dekadave vetëm nga kjo iniciativë. Synojmë që po ashtu të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë periudhës që po flas vetëm nga kjo iniciativë të jenë mbi gjysmë miliard euro”, tha Rama.

Kryeministri shpreson që Durana Tech Park, të jetë një destinacion për kompanitë europiane në fushën e teknologjisë.

“Ne iu japim atyre një hapësirë që duke qëndruar brenda Europës, të mund të prodhojnë në funksion të BE. Synojmë që të arrijmë shumë shpejt, mbi 5000 mundësi për punë, për ekspertët e teknologjisë dhe profesionistët e rinj, që do të thotë me paga shumë të larta, shumë më të larta se pagat tona”, theksoi kreu i qeverisë.

Përveçse për përkthimin e legjislacionit në procesin e integrimit, qeveria do të aplikojë Inteligjencën artificiale edhe në shërbime, duke nisur me E-Albania.

“Është çështje javësh, në mos një apo dy muajsh që ky nivel tjetër i asistencës në shërbimet digjitale të bëhet i aksesueshëm për publikun e gjerë. Qëllimi tjetër që të kemi në dispozicion një model të Inteligjencës Artificiale për të zhvilluar prokurime publike pa pjesëmarrjen e njeriut. Do ta kemi në dispozicion deri në fund të vitit të ardhshëm apo brenda fundit të vitit të ardhshëm”.

Kryeministri premtoi që do të ndërtojë edhe në Vlorë një hapësirë teknologjike, që sipas tij do të ketë një infrastrukturë e standardeve të Silicon Valley./E.T

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV