Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në Uashington dhe në tregjet financiare.

Presidenti Donald Trump i ka thënë kabinetit të tij dhe rrethit të ngushtë se themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX do të largohet nga detyra si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, për t’u rikthyer në botën e biznesit.

Musk ishte caktuar si punonjës special i qeverisë me afat deri në maj, por largimi i tij i papritur ka ngritur pyetje për ndikimin e tij në administratën federale, pavarësisht se është raportuar si një vendim i përbashkët mes tij dhe Trump, me Presidentin amerikan që deklaroi se ai mbetet i kënaqur me punën e Musk.

CEO i Tesla ishte një figurë e debatueshme për shkak të përpjekjeve të tij për të shkurtuar ndjeshëm administratën publike, çka solli shkarkime masive dhe padi kundër qeverisë Trump.

Musk gjithashtu investoi 20 milionë dollarë në zgjedhjet për Gjykatën e Lartë në Wisconsin, por kandidati republikan i humbi ato. Kjo e bëri atë një objektiv politik, pasi demokratët e portretizuan garën si një betejë mes popullit dhe Musk.

Ndërkohë, Tesla pësoi një rënie të ndjeshme në shitje dhe aksionet e saj ranë, ndërsa disa pika shitjeje u vunë në shënjestër me zjarrvënie. Megjithatë, lajmi për rikthimin e Musk në biznes bëri që aksionet e kompanive të tij të rriteshin sërish.

Marrëdhënia e tij me Trump ka qenë e afërt, me miliarderin që shpesh shfaqej përkrah presidentit në Shtëpinë e Bardhë dhe në udhëtime zyrtare. Madje, Trump e përdori lëndinën e Shtëpisë së Bardhë si një ekspozitë për makinat Tesla dhe i bleu personalisht një prej tyre për më shumë se 80 mijë dollarë.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor në monitorim për pastrimin e parave, hiqen 24 licenca

Pavarësisht mbështetjes publike, Trump ka sinjalizuar në privatësi se anëtarët e kabinetit të tij janë përgjegjës për departamentet e tyre, jo Musk. Sakaq, ky vendim pritet të ketë ndikime të mëdha si në politikën amerikane, ashtu edhe në bizneset e Musk. /e.t

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV