Dua Lipa përfundoi turneun e saj Radical Optimism të shtunën mbrëma me shfaqjen e fundit në Sydney. Të dielën, ajo festoi me miqtë në plazhin Coogee, ku u pa me bikini të zeza dhe pantallona të shkurtra xhins.
Këngëtarja 29-vjeçare do të udhëtojë këtë javë në Zelandën e Re për koncerte në Auckland më 2 dhe 4 prill. Gjatë qëndrimit në Australi, ajo u pa duke bërë pazar në një supermarket në Bondi, ku tërhoqi vëmendjen me unazën e saj të fejesës./k.k