“Ke ardhur për t’u tallur”/ Sako e ashpër ndaj Berishës: Të fiket llamba duke folur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha gjatë vizitës në Durrës një ditë më parë.

Ndalur tek rindërtimi, Berisha u shfaq tek një familje në Durrës duke akuzuar se nuk i është dhënë dëmshpërblimi, por Sako sot e përgënjeshtroi duke thënë se familja në fjalë nuk ka aplikuar asnjëherë për dëmshpërblim.

“Kishe ardhur në Durrës dje dhe kishe shkuar me vrap aty te këneta jote siç e quan ti Durrësin e ri, për të kapur ato viktimat e tua që abuzove siç di ti. Do dëshiroja të mos harxhoja asnjë minutë me ty, më tepër në këtë fazë ku ke hyrë, që të fiket llamba duke folur dhe nuk di më se çfarë flet.

Sa vite ke pa shkelur aty, çfarë ke bërë për atë zonë përveç faktit që e ke quajtur gjithmonë kënetë. Kur je kujtuar për herë të fundit, apo se mban mend as ti. Meqë u kujtove 40 ditë para zgjedhjeve tamam si për të dyzetat, po të them se kush të çoi atje u tall me ty.

Bujar Hoxha, qytetari që përdore për të bërë si ai që as baxhakun e vet nuk njeh kur vdes, nga verifikimi del se nuk ka aplikuar asnjëherë për dëme nga tërmeti, se tre herë që hapëm thirrjet për të dëmtuarit Buajri me sigurt të dëgjonte ty kur u thoshe kot u thërrasin, mos shkoni.

Bujarit nuk ia ka fajin askush tjetër veç teje. Vizitove dhe shtëpinë e zonjës Fidane Hoxha e cila për fat të mirë nuk ka pasur asnjë dëmtim nga tërmeti i 2019, po ku pyet ti për të vërtetën”, shprehet Sako.

/E.T

 

Të fundit

Trafiku në Tiranë s’ka të sosur/ Balluku premton qendër “high-tech” në hyrje të Tiranës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë ndërtimi i autostradave dhe rritja e numrit të automjeteve,...

Kampionati Europian U 17 për herë të parë në Shqipëri, Duka: Moment historik

FSHF hapi nga Durrësi fushatën promovuese për Kampionatin Europian U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri këtë vit. Presidenti i Federatës, Armand Duka, e cilësoi...

“Korridori Blu” merr jetë, Balluku:Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren gati brenda dy viteve

Objektivin “Shqipëria në BE në 2030”, mazhoranca aktuale synon që në rast të fitores së një mandati të ri, edhe përmes investimeve madhore në...

FOTOLAJM/ Rama: Voto 5, e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 maj. Në një foto që ka ndarë në...

Takimi në Fier/ Balluku: Kemi bërë transformim radikal në infrastrukturën rrugore

Drejtuesja Politike e Qarkut Fier, Belinda Balluku e njëherësh ministre e Infrastukturës dhe Energjetikës ka qenë pjesë në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe sfidat për...

Lajme të tjera

Web TV