Në gjyq me Top Channel pas eksperiencës në Big Brother VIP, Olsi Bylyku flet për arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 3, aktori Olsi Bylyku, ka zbuluar detaje mbi padinë që Top Channel ka ngritur kundër tij, pas përfundimit të pjesëmarrjes së tij në reality show.

Olsi, i cili u eliminua papritur nga gara pas vetëm disa ditësh, ka shprehur më herët zhgënjimin për mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Më pas, ai postoi në Instagram një foto ku tregonte se ishte hedhur në gjyq nga Top Channel, për “prishje imazhi”.

Në një intervistë të fundit në emisionin “Andale” me Dalina Buzin, ai sqaroi situatën:

Mërzitja që unë kisha me Top Channel-in ishte për faktin që minimalisht të kishte një bashkëpunim. Pastaj pjesa e gjyqit ishte diçka tjetër, që as sot nuk e di për çfarë arsye e kanë bërë kundër meje, sepse unë nuk e kam sharë atë televizion kurrë, madje e respektoj shumë, se kam dalë nga aty.

Dalina e pyeti nëse çështja lidhej me shkelje të kontratës, por Olsi mohoi një gjë të tillë:

Asnjë moment nuk e kam shkelur kontratën. Asnjë pikë të kontratës nuk e kam shkelur. Nëse marrim të dyja palët dhe shohim kush është më i dëmtuar, unë apo Top Channel, jam unë ai që jam dëmtuar më shumë. Dhe megjithatë, unë jam ai që jam hedhur në gjyq, sikur paskam dëmtuar Top Channel-in.”/   S,M

Të fundit

VIDEO/ Berisha çel fushatën, Rama ironizon në rrjete sociale: Fiks buf…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me satirizimin e rivalit te tij, Sali Berishës, duke e krahasuar me bufin në...

Si të pastroni zorrën tuaj në mënyrë natyrale, përfitimet e detoksifikimit

Pastrimi i zorrës së trashë është një trajtim alternativ popullor që pretendon se largon mbetjet dhe toksinat nga zorrët. Megjithatë, ka pak prova shkencore për...

Një jetë nga një jetë tjetër: Mitra e dhuruar sjell në botë një foshnjë

Një vajzë është bërë fëmija i parë në Britaninë e Madhe që lindi nga një nënë duke përdorur transplantin e mitrës. Nëna e foshnjës,...

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, Balluku: U vendos një gur kilometrik, hap më afër Europës

Një tjetër gur kilometrik për transportin hekurudhor dhe një hap më afër drejt Evropës, kështu e ka konsideruar zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe...

LaCivita do të jetë i pranishëm në çeljen e fushatës së PD, ja kur mbërrin në Shqipëri

Chris LaCivita, strategu i fitores së Donald Trump dhe drejtuesi i fushatës elektorale të PD, mbërrin në Shqipëri të premten, 11 prill. PD bën të...

Lajme të tjera

Web TV