Tarifat e reja të prezantuara nga Donald Trump do të hyjnë në fuqi më 5 prill, por efektet e tyre u ndjenë menjëherë në tregjet financiare.
Bursat në Evropë dhe Azi u hapën me rënie të ndjeshme, ndërsa dollari pësoi zhvlerësim ndaj monedhave kryesore. Bursa e Parisit ra me 1.8%, ajo e Frankfurtit me 1.5%, ndërsa Londra dhe Madridi me 1.3%.
Në tregjet e valutave, dollari humbi 1.1% kundrejt euros, 0.8% ndaj sterlinës dhe 1.4% ndaj frangës zvicerane./ S,M