Të rinjtë shqiptar jetojnë me prindërit, të dytët pas Malit të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë shqiptarë, largohen nga trungu familjar, vetëm kur u duhet të emigrojnë ose të shkojnë për të studiuar jashtë qytetit të tyre të lindjes.

Një raport i Eurostat nxjerr në pah se 60% e të rinjve në Ballkan jetojnë me prindërit e tyre. Shqipëria renditet e dyta, pas Malit të zi, me 65.6% e të rinjve që jetojnë me familjarët e tyre në një banesë.

Të dhënat për Shqipërinë i përkasin vitit 2021. Mali i Zi kryeson me 68.8% me të dhënat për vitin 2022.

 “Gjithmonë e më pak të rinjtë kanë mundësinë të kenë një banesë të tyren, pasi çmimet e banesave janë të larta dhe politikat mbështetëse për të rinjtë janë të pakta. Edhe faktori kulturor ka një element përcaktues, për familjen shqiptare, sa më pranë të jetojë fëmija me familjen, aq më i sigurt ndihet dhe aq më shumë familja luan kohezionin e saj”,-tha sociologia Entela Binjaku.

Shpeshherë prindërit bëjnë krahasime me fëmijët, kur vetë ata kanë qenë në moshën e tyre. Edhe pse ka shumë ndryshme, si në aspektin shoqëror dhe atë social, përsëri, ky zhvillim, po ndikon tek të rinjtë e ditëve të sotme.

“18-19-vjeçarët e para 40 viteve, ishin më të aftë për të punuar, për të sakrifikuar, më të varfër, por me një nivel të lartë angazhimi ndaj familjes dhe vetëpërmirësimit, edukatës dhe normave familjare. Merrnin më shumë vështirësi mbi supe, të natyrës familjare, martoheshin dhe përballeshin me shumë vështirësi, ndërsa sot të rinjtë janë më egoistë dhe sakrificat janë më të pakta”,-tha Binjaku.

Megjithatë faji nuk u mbetet vetëm të rinjve dhe familjeve, por dhe politikave sociale që duhet tu vijnë në ndihmë këtyre të rinjve. Duke mos pasur këto lehtësira sidomos në aspektin financiar, ekspertët thonë se do të vijojmë të jemi në këto nivele.

“Kostot e jetesës janë të larta, pagat janë të ulëta. Të rinjtë, 18-19 vjeç, kërkojnë më shumë komoditet dhe rehatinë e vet, dhe janë më pak të gatshëm të bëjnë sakrifica për lirinë e tyre”,-shtoi ajo.

Raporti nxjerr në pah të dhëna nga viti 2021 e deri në 2024 për disa shtete. Ajo që bie në sy është se në Evropën Perëndimore, përqindja e të rinjve që qëndrojnë në shtëpinë e prindërve të tyre është relativisht e ulët, duke filluar nga 11% në Holandë në 40% në Irlandë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek qytetarët e moshës 25-34 vjeç, bashkëjetesa me prindërit është rreth 19.2%./k.k

Të fundit

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna,...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo vetëm ankth e pasiguri mes...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV