Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar arrin në mbi 3.300

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.300, raportoi media shtetërore më 5 Prill, teksa shefi për ndihmë në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë Mianmarin.

Tërmeti i 28 Marsit rrafshoi ndërtesa dhe shkatërroi infrastrukturë në mbarë shtetin dhe shkaktoi 3.354 viktima dhe 4.508 persona të lënduar. Po ashtu, sipas shifrave të publikuara nga media shtetërore, edhe 220 persona konsiderohen të zhdukur.

Më shumë se një javë nga fatkeqësia, shumë persona në Mianmar janë ende të pastrehë dhe shumë nga ta janë të detyruar që të flenë në rrugë për shkak se shtëpitë e tyre ose janë shkatërruar plotësisht ose ka rrezik që të shemben.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 3 milionë persona mund të jenë prekur nga tërmeti 7.7 ballësh.

Zyrtari kryesor në OKB për ndihmë, Tom Fletcher, të shtunën u takua me të prekurit nga tërmeti në qytetin Mandalaj të Mianmarit dhe ai pa nga afër dëmet e shkaktuara në këtë qytet.

“Shkatërrimi është i madh”, shkroi ai në X.

“Bota duhet të ndihmojë popullin e Mianamarit”, shtoi ai.

Që nga puçi ushtarak i vitit 2021, Mianmari udhëhiqet nga junta, duke nxitur një konflikt civil. Junta raportohet se ka kryer dhjetëra sulme që nga tërmeti, përfshirë edhe 16 sulme që kur u shpall një armëpushim i përkohshëm të mërkurën, tha OKB-ja një ditë më parë.

Vite të luftës kanë bërë që ekonomia e Mianmarit dhe infrastruktura të shkatërrohet, duke paraqitur pengesë të madhe për përpjekjet ndërkombëtare për të ofruar ndihmë për këtë shtet pas tërmetit të fuqishëm.

Kina, Rusia dhe India ishin ndër shtetet e para që ofruar mbështetje, duke dërguar ekipe në Mianmar për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve.

Lexo edhe :  Bill Gates shokon me deklaratën/ Brenda 10 vitesh AI do zëvendësojë mjekët dhe mësuesit

Shtetet e Bashkuara thanë të premten se po e rrisin ndihmën për Mianmarin, duke bërë që ndihma të arrijë në vlerë prej 9 milionë dollarësh./REL

Të fundit

E rëndë/ U mbyt nga një kokërr rrushi, humb jetën fëmija 2-vjeç

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush. Siç raporton The Independent, djali i cili do ta...

Sherri me Gjuzin/ Demaliaj: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, humba kontrollin dhe…

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e sharjeve të ngritura prej ish-deputetit...

Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, kur nisin transfertat ndërkufitare përmes SEPA

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka...

Kurrë nuk e kishim menduar! Zbulohet ‘fytyra’ e vëllait të madh, ja kush na qenka

‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejtë fundit dhe moderatori i këtij reality show Ledion Liço ka publikuar disa foto. Ai haptazi ka treguar se...

Lajme të tjera

Web TV