Rama me ndjekësit:Pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e barabartë evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar t’u përgjigjet komenteve të ndjekësve në rrjetet sociale.

Shefi i qeverisë u ndal tek dobia që ka marrja e pasaportës europiane dhe anëtarësimi i Shqipërinë në familjen e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se integrimi në këtë familje lë mënjanë njëherë e mirë të gjithë dallimet mes popujve dhe kombeve pasi cilido person pavarësisht profesionit ndihet i barabartë, pavarësish vendit prej nga vjen.

“Pasaporta evropiane nuk duhet për të ikur, se për të ikur, ikën e dhe me këtë qe kemi. Ke të drejtë, pasaporta evropiane duhet për të fituar më në fund dinjitetin e qytetarit të barabartë evropian, dinjitetin e udhëtarit evropian, që nuk e nxjerrin anash në çdo hyrje të BE për ta pyetur me policë ku po shkon.

Dinjitetin e studentit evropian, kudo ku studion  në Evropë gëzon të drejta të barabarta me studentet që janë lindur dhe janë rritur në atë vende të  Evropës.  Dinjitetin e punëmarrësit evropian, ku kudo që  punon ën Evropës gëzon të drejta të barabarta me punëmarrësit të lindur dhe të rritur në atë vend të Evropës”, tha ai.

Rama theksoi se ai personalisht dhe Partia Socialiste kanë kapacitetin për të integruar vendin në Bashkimin Evropian, brenda kësaj dekade.

Bazuar në këtë objektiv madhor, shefi i qeverisë ftoi qytetarët t’i bashkohen Partisë Socialiste dhe të votojnë alternativën e saj më 11  maj.

“Dinjitetin e njeriut të lirë, të barabartë, që gëzon çdo të drejtë evropiane dhe çdo mundësi të krijuar nga rrjeti i solidaritetit evropian. Shqipëria sot nuk ka lidhje fare me atë që ishte.

Vetëm unë dhe PS dhe me shumicën e shqiptarëve mund ta bëjmë këtë kapërcim epokal historik për Shqipërinë dhe ta ulim Shqipërinë në tryezën e përbashkët të familjes evropiane si e barabartë mes të barabartë, ëndërr e vjetër dhe amanet po kaq i vjetër”,  tha ai./k.k

Lexo edhe :  Detaje të reja/ Mark Samson u ndihmua nga dy shokë që mbajtën telefonin e Ilarias

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV