Sëmundjet kancerogjene: Shqipëria s’ka mjaftueshëm ilaçe, pajisje dhe staf mjekësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e qendrave të specializuara për trajtimin e kancerit, numri i kufizuar i pajisjeve radioterapeutike dhe stafi i kufizuar në shërbimet onkologjike, janë shqetësimet kryesore që adresuan në konferencën shëndetësore mjekët onkolog.

“Duhet të kemi një furnizim të rregullt me ilaçet që janë thelbësore në fushën e onkologjisë. Duhet t’u ofrojmë pacientëve një trajtim të pandërprerë. Duhet të kemi terapi të targetuar dhe imunoterapi. Sa i përket trajtimin dhe kujdesit paliativ, kemi një mungesë qendrash të specializuara për trajtimin multidisiplonor të kancerit.  Numri i makinerive radioterapiste është shumë i kufizuar si dhe si aksesi në terapitë e avancuara si trajtimet me imunoterapi është i ulët. Kemi një mangësi sa I përket stafit të specializuar në Onkologjik. Kemi programe për kancerin e qafës së mitrës dhe gjirit, por trajtimi mbulues mbetet shumë e ulët.. Duhet të kemi më shumë pajisje në qendrën tonë, kemi vetëm 2 pajisje Linek, duhen 4-5 të tilla”.

Por ministria e shëndetësisë ka një pasqyrë tjetër sa i përket luftës kundër kancerit.

“E megjithatë, edhe pse ne i pranojmë sfidat dhe vështirësitë që sjell kanceri, është vendimtare që ne të dallojmë edhe progresin e arritur dhe politikat që po zbatohen për të luftuar këtë sëmundje. Në jemi këtu të gjithë bashkë për një projekt vendimtar  duke e ditur e duke e pasur të qartë se kanceri nuk është thjesht në sëmundje, është një situate që prek çdo komb, që prek çdo ekonomi dhe çdo familje”.

Për të pasur një mbulim sa më të mirë financiar për shëndetin, Ministria e Ekonomisë, u propozon qytetarëve të sigurohen në skemat private.

Organizatorët e kësaj konferencë bëjnë thirrje për më shumë bashkëpunim mes institucioneve, në mënyrë që të adresohen  problemet reale me të cilat përballen pacientët me sëmundje tumorale./E.T

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV