Paraqitja e Arbana Osmanit në X Factor Albania, krahë Alketa Vejsiut u pasua me një falenderim për këtë të fundit, Vera Grabockën dhe Tv Klan.
Por këto veprime nuk kanë kaluar ‘pa u vënë re’ nga Ledion Liço, i cili mbërmjen e së shtunës i përshëndeti banorët me “Mirëmbrëma yje”. Studio shpërtheu në duartrokitje gjithashtu edhe konkurentët në shtëpi ndërsa Ledioni shtoi se kjo frazë prej kohësh tashmë është zhdoganuar nga Top Channel.
“Shikoni edhe pse fjala yje ka kohë që është zhdoganuar tashmë, ju jeni yjet më yje sesa yjet kudo që ndodhen.”-u shpreh Ledioni.
Një ‘thumb’ ky ndaj Arbanës e cila s’është më pjesë e Top Media dhe për më tepër ndërtoi programin e saj në You Tube me të njëjtat fjalë që kishte në BBV, Mirëmbrëma Yje.
Por nuk mbaron me kaq. Në fund të Prime-t, moderatori e mbylli me një shprehje që nuk mund të kuptohej ndryshe, veç si një tjetër ‘kunjë’ ndaj Arbanës, e cila u ‘krijua’ në Top, por falenderon Klanin:
“Ka diçka më të ulët dhe më të rrezikshme se sa të gënjesh të tjerët, është të gënjesh veten….” / S.M