Lejoi derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, arrestohet inxhinieri teknik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inxhinieri teknik i një firme ndërtimi i cili po kryente punime në zonën e Palasës është arrestuar nga blutë e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, 45-vjeçari, nga Tirana, një ditë më parë ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore.

Si pasojë e këtij akti raportohet se është ndotur gjiri i Dhralesë dhe është prishur ekuilibri ekologjik në këtë zonë

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier teknik i një firme ndërtimi që po kryente punime në zonën e Palasës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 05.04.2025, ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje të gjirit të Dhralesë dhe prishje të ekuilibrit ekologjik në këtë zonë bregdetare”, njoftoi sot policia.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./e.t

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV