“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha mundësia që t’i zgjidhte edhe dy banorë të tjerë t’i çonte në finale, ku vendosi për Egli Takon dhe Laert Vasilin.

Duket se pas Prime-t, Gjestit i ka ngelur hatri për gjithë situatat që janë krijuar, teksa ka bërë një paralajmërim.
Ndërsa po fliste në dhomë të gjumit me Danjën dhe Eglin, ai paralajmëroi produksionin.

Këngëtari pejan tha se do ta lë lojën të martën pasi po e ndjen se po i mbarohet një ‘kulaç’.

“Po të tregoj, dini njerëz që është duke më mbaruar kulaçi njëjtë, mbani në mend njerëz. Po më vjen të qaj, unë do ta lë lojën. Unë do ta lë lojën të martën, mbani në mend. Më nuk duroj asgjë”, u shpreh ai.

Më tej tha: “E kam një parandjenjë që është duke më mbaruar kulaçi keq, jo babë e kam dhënë shpirtin pas kësaj loje, do ta ndez gjithë vendin. Katër veta me zarf të zi, çfarë ka bërë Rozana Radi këtu, kë e ka larguar, askënd. Jo, nuk ka padrejtësi. Keni me pa. Si të fle në gjumë. Unë qeshi, janë shumë gjëra njëmend”.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë ditëve në vijim në këtë format, pasi kanë mbetur edhe pak deri në fund./    S,M

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV