Dita Botërore e Shëndetit, në Shqipëri 245 bebe humbën jetën pa mbushur 1- vjeç në 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Fillime të shëndetshme për një të ardhme me shpresë” është motoja e zgjedhur për këtë vit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Ditën e Shëndetit që kujtojet çdo 7 prill.

Shëndeti i nënave dhe foshnjave është kryeprioriteti i këtij viti, jo thjesht si një çështje individuale,  por si themeli mbi të cilin ngrihen familjet, komunitetet dhe e ardhmja e përbashkët e shoqërisë.

Në Shqipëri Instituti i Shëndetit Publik njofton një fushatë njëvjeçare të përkushtuar shëndetit të nënave dhe të porsalindurve, që mes të tjerash synon të inkurajojë qeverinë, profesionistët e shëndetësisë dhe komunitetet për të forcuar përpjekjet në eliminimin e vdekjeve të parandalueshme dhe për t’i dhënë përparësi mirëqenies afatgjatë të grave.

Referuar të dhënave të marra nga INSTAT, për vitin 2023, 6.1 foshnja humbën jetën për çdo 1.000 lindje. Në total, 101 bebe nuk i mbijetuan muajit të parë të jetës, dhe 144 humbën jetën para se të mbushnin 1 vjeç. Sa i përket vdekshmërisë amtare gjatë vitit 2024 është raportuar vetëm një humbje jete, krahasuar me dy raste në vitin 2023.

ISHP u bën apel sistemeve shëndetësore që të përshtaten dhe të përfshijnë kujdesin jo vetëm për komplikacionet gjatë shtatzënisë apo lindjes, por edhe për sfida të tjera serioze si shëndeti mendor, sëmundjet jo të transmetueshme dhe planifikimi familjar.

Në rang global, shifrat janë edhe më shqetësuese. Sipas OBSH-së, çdo vit afro 300 mijë gra humbin jetën për shkak të shtatzënisë ose lindjes. Mbi 2 milionë foshnja vdesin brenda muajit të parë të jetës, ndërsa pa jetë lind një bebe çdo 7 sekonda në botë./e.t

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV