Sonte derbi i kryeqytetit, bllokohet Tirana, ja çfarë masash do ndërmarrë policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sonte në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti do të presë një nga përballjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë, e fundit për këtë sezon në “Abissnet Superiore”, pritet të dhurojë emocione të forta dhe një spektakël të vërtetë për tifozët e të dyja skuadrave.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 07.04.2025, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në orën 14:00 do të spostohen automjetet që janë përreth stadiumit, ndërsa rrugët do të bllokohen në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, rruga “Papa Gjon Pali II”, qendra “COIN” – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Lexo edhe :  Pas regjistrimit si persona juridik, OJF-të 40 ditë afat për deklarimin e pronarit

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara./   SM

Të fundit

“Nuk pranoi t’i paguaja drekën”/ Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes

Biznesmeni Samir Mane është renditur në listën e revistës prestigjioze Forbes si një nga miliarderët e botës, i pari...

Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Socialiste hap fushatën më 12 prill në sheshin “Skënderbej”

Partia Socialiste do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, më 12 prill në sheshin “Skënderbej”. Sipas informacioneve, data është zgjedhur për...

‘Sy m’sy’, kryeministri Rama nis bashkëbisedimin live me ndjekësit në rrjete sociale

Ashtu siç edhe tashmë e ka bërë traditë, kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën "Sy m'sy". Kreu i qeverisë po iu përgjigjet live pyetjeve të...

VIDEO/ Gazment Bardhi i përshëndet, qytetarët e “injorojnë” dhe vazhdojnë luajnë domino

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Gazment Bardhi nuk është pritur siç ka menduar nga banorët e Patosit gjatë kalimit nëpër...

Djali i Metës në politikë? Sulo: Rast specifik, nuk do ndodhte me Ilirin jashtë

Gazetari Arian Sulo ishte këtë të hënë i ftuar në një emision televiziv ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ndër të tjerat ai...

Lajme të tjera

Web TV