Ed Sheeran ka befasuar sërish fansat e tij, duke dalë në rrugët e Londrës për të interpretuar disa nga hitet më të mëdha të karrierës së tij.
Këngëtari 34-vjeçar mori kitarën, u ngjit në një autobus dykatësh ngjyrë rozë dhe dhuroi një udhëtim unik për pasagjerët, të cilët nuk mund ta besonin se po merrnin pjesë në një koncert “unplugged” falas.
Kjo paraqitje ishte pjesë e fushatës promovuese për albumin e tij të tetë, “Play”, i cili pritet të publikohet gjatë vitit 2025.
Ed Sheeran ndau gjithashtu një video në rrjetet sociale nga surpriza që kishte përgatitur për fansat.
“Ngjyrosa një autobus të kuq londinez në rozë dhe mbajta një koncert në vende të ndryshme të qytetit sot. Më pëlqeu shumë të shihja reagimet e njerëzve në rrugë që kërcenin me ‘Azizam’. Albumi Play është lozonjar dhe argëtues, dhe dita e sotme ishte e mrekullueshme. Faleminderit për gjithë dashurinë,” shkroi ai në përshkrimin e videos.
View this post on Instagram
Po atë ditë, këngëtari u shfaq jashtë stacionit King’s Cross, ku ngriti një skenë përpara një dekori të madh rozë në formë zemre, mbi të cilën ishte shkruar me shkronja të bardha titulli i këngës së re: “Azizam”.
Kalimtarë dhe fansa të mbledhur në vendin e ngjarjes e dëgjuan Ed-in të interpretonte live disa nga këngët më të famshme si: “Shape Of You”, “Perfect” dhe “Bad Habits”, të shoqëruara vetëm nga kitara e tij akustike.
Albumi i tij i tetë në studio, me titull “Play”, do të publikohet gjatë vitit 2025./Fjala.al/E.S