Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm, ja dhe sa do të zgjas i ftohti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje.

Meteorologia Lajda Porja tha temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta

“Është një situatë që do kalojë shumë shpejt. Është një masë e ftohtë që ka depërtuar drejt Ballkanit. Shqipëria i kishte kushtet mjaft të favorshme për të pasur reshje dimri dhe ishin parashikuar që këto tre ditë do të ishin me nuanca dimri.

Gjatë kësaj jave nuk do ketë reshje, ndërsa temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta. Deri në mesjave moti të jetë i ftohtë, sidomos mëngjeset”, tha Porja.

Duke filluar nga e marta do kemi rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa të enjten dhe të premten pritet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike. Porja paralajmëron se java tjetër do të jetë tepër e ngrohtë, ku nuk do të mungojnë as ditët e verës.
“Të enjten dhe të premten, zhvendoset kjo valë e ftohtë drejt lindjes së kontinentit, duke kthyer një masë më të ngrohet. E premtja e shtuna dhe e diela do të rikthejë rritjen e temperaturave

Presim temperature mjaft të larta. Deri të mërkurën do jemi deri në 15 gradë, të premten të shtunën dhe të dielën deri në 22 gradë. Java që vjen me temperatura mjaft të larta, me ditë pranvere dhe disa dit vere”./e.t

Të fundit

Çfarë pritet të ndodhë me çmimet e iPhone

Apple planifikon të zhvendosë montimin e të gjithë iPhone-ve nga Kina në Indi në dritën e tensioneve të përshkallëzuara...

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

E mbajtur jashtë në Sheshin e Shën Pjetrit, mesha për udhëheqësin e ndjerë të Kishës Katolike u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz dhe më...

“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të...

Fitimet e Tesla bien me 71 për qind

Fitimet e Tesla ranë me 71 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas një njoftimi mbi të ardhurat të publikuar...

Grusht shteti me buzëkuq…dënohet me 14 vite mbështetësja e Bolsonaros

Një grua në Brazil është dënuar me 14 vjet burg pasi shkroi një mesazh fyes me buzëkuq në një statujë gjatë trazirave në Brasilia...

Lajme të tjera

Web TV