Ndihmoi të birin të “hiqnin qafe” të dashurën shqiptare, flet nëna e filipinasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëna e Mark Samson, 23 vjeçarit që i mori jetën studentes shqiptare Ilaria Sula, ka pranuar më në fund përfshirjen e saj.

“Dëgjova disa zhurma dhe hyra në dhomën e Markut”, ka deklaruar ajo për ngjarjen që ndodhi brenda banesës në Via Homs.

Fillimisht ajo ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe se ishte gjumë, por më vonë ka pranuar se ka ndihmuar të birin në fshehjen e krimit.

“Unë e ndihmova djalin tim të pastronte njollat ​​e gjakut në shtëpi”, pranoi Nors Manlapaz gjatë marrjes në pyetje për 4 orë.

Ishte 23-vjeçari që implikoi nënën e tij në krim në momentin e arrestimit nga policia italiane.

“Ishte në shtëpi me mua dhe më ndihmoi të laja gjithçka”, deklaroi Mark Samson, i cili më pas e ndryshoi dëshminë duke u shprehur se e kishte bërë gjithçka i vetëm.

Por nëna e 23-vjeçarit u implikua për shkak të qelizave telefonike dhe njollave të gjakut të gjetura në pjesë të tjera të shtëpisë.

Hetuesit nuk përjashtojnë që Nors Manlapaz të ketë ndihmuar djalin e saj edhe të fshehë trupin e Ilarias, duke e mbështjellë fillimisht me një qese të zezë dhe më pas duke e futur në valixhe duke e hedhur në një shkëmb rreth 40 kilometra larg Romës.

Nors Manlapaz ka pranuar se nuk i pëlqente 22-vjeçarja shqiptare sepse marrëdhënia e Ilarias me djalin e saj nuk korrespondonte me traditat filipinase.

Për momentin, jashtë babai i autorit, Rik Samson, mbetet jashtë hetimeve pasi nuk ka qenë në banesë në orët e krimit./E.S

Të fundit

U nis drejt Gjermanis, humb kontaktet me familjarët i riu nga Korça

Një 27-vjeçar nga Korça është larguar drejt Gjermanisë tre ditë më parë, por ka humbur kontaktet me familjen e...

Kryeministrja e Letonisë në Tiranë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa  u mirëprit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skëndërbej” në kuadër të Samitt të Komunitetit Politik Evropian. Teksa foli për...

Mbërrin në Rinas presidenti Macron, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin Nënën Tereza, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Sheshin...

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, ka bërë thirrje për intensifikimin e presionit ndaj Rusisë, në...

Mbërrin në tapetin e kuq presidenti ukrainas Zelensky, takim i përzemërt me Ramën

Mbërrin presidenti ukrainas Zelensky në Samitin e Komunitetit Politik të Europës Ai ka pasur një takim të përzemërt me kryeministrin Edi Rama. Zelensky ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV