“Një kg kastravec 3 mijë lekë të vjetra”, çmimet e ushqimeve u rritën në mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë muajsh në rënie, inflacioni iu rikthye rritjes në mars. Kjo do të thotë se çmimet po shtrenjtohen me ritme më të shpejta.

“Perimet të gjitha… domatet, kastravecat, brokoli, kungulli, specat… nga 1 mijë lekë të vjetra për kilogram kanë shkuar më shtrenjtë”, tregtar i fruta-perimeve.

"Një kg kastravec 3 mijë lekë të vjetra",

Kriza e çmimeve nuk ka marr fund! Fillim-pranvera e vërtetoi. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve u rrit në 2.1 për qind në mars pasi kishte mbetur i fiksuar në 1.9 për qind në janar dhe shkurt.

“Si të importit, ashtu edhe ato vendase shumë të shtrenjta. Kanë mbetur çmimet siç ishin për vitin e ri edhe tani në prill. Nuk merret vesh se çfarë bëjnë. Një kg kastravec 3 mijë lekë.”

Shtrenjtimi me ritme më të shpejta i çmimeve muajin e shkuar u ndikua kryesisht nga ushqimet dhe pijet. Inflacioni te kjo kategori produktesh kapërceu në 3 për qind nga 2.8 për qind në shkurt dhe vetëm 2 për qind marsin e një viti më parë.

"Një kg kastravec 3 mijë lekë të vjetra",

“Në gjykimin tim, rritja e lehtë e inflacionit muajin e shkuar më shumë është sezonale. Veç kësaj kemi të bëjmë edhe me problemin tjetër, atë të tregtarëve. Kemi spekulime në treg”, tha për A2 CNN, eksperti për ekonominë Eduart Gjokutaj.

Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet e fortët! Kështu paralajmëroi Banka e Shqipërisë në fund të marsit. Donald Trump me “luftën tregtare” dhe Vladimir Putin me “mësymjen në Ukrainë” do të ishin arsyet.

"Një kg kastravec 3 mijë lekë të vjetra",

“Ne teorikisht në import do duhej të kishim çmime më të lira, por kjo nuk do të ndodhë. Çmimet e ushqimeve do të mbesin të shtrenjta në rast se qeveria nuk ushtron kontrolle në tregje”, shtoi Gjokutaj.

Lexo edhe :  Rama njofton hapjen e fushatës: Mblidhemi në 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës

Me turizmin që tashmë është shtrirë edhe përtej vetës, në mars u rritën edhe çmimet në baret dhe restorantet e vendit. Inflacioni te kjo kategori shërbimesh arriti në 1.9 për qind./e.t

Të fundit

Merimanga kanibale (që nuk i ha të afërmit e saj)

Agelena labyrinthica është një merimangë e vogël shumë e zakonshme në Evropë, e cila jeton pranë pyjeve dhe livadheve dhe...

Javë tepër e nxehtë/ Ja dita kur do të kemi temperatura rekord

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën...

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, Rama ironizon PD me foton e LaCivita

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook kreu i qeverisë ka postuar...

Nuk arriti në finalen e ‘BBVA’, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale. Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo...

Dumani “hap letrat” në KLP: Janë shtuar kallëzimet nga qytetarët

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka publikuar arritjet e strukturës që ai drejton në raportimin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kreu...

Lajme të tjera

Web TV