Të gjithë të çmendur pas saj, trendi i çokollatës së Dubait nuk do të mbarojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çokollata e Dubait është bërë ëmbëlsira më virale e momentit. Një përzierje kremoze me stika, tahini dhe kadaif, e mbështjellë me çokollatë luksoze dhe me një pamje që të bën t’i bësh foto para se ta hash.

Por si lindi ideja e kësaj ëmbëlsire?

Gjithçka nisi në vitin 2021 nga Sarah Hamouda, një inxhiniere britaniko-egjiptiane që jeton në Dubai. Gjatë shtatzënisë së saj, ajo kishte dëshirë për një shije të ëmbël, të butë dhe krokante, dhe kështu lindi çokollata që sot po pushton botën. Me ndihmën e një shefi pastiçerie, ajo e perfeksionoi recetën me dhjetëra prova, deri sa më në fund arriti “të artën”.

Të gjithë të çmendur pas saj, trendi i

Por suksesi i vërtetë erdhi në fund të vitit 2023, kur një influencere postoi një video virale duke e shijuar atë në makinë. Brenda pak ditësh, kompania e Hamoudës mori mbi 30000 porosi – ndërsa sot, edhe nëse jeton në Dubai, është e vështirë të kapësh një copë.

Në Europë dhe SHBA, shumë marka po nxitojnë të sjellin versionet e veta. Lidl, Lindt, Waitrose, Aldi – të gjithë po garojnë për të kapur trendin. Në Angli, raftet boshatisen brenda pak orësh, me kufizime deri në dy copë për klient.

Të gjithë të çmendur pas saj, trendi i

Çokollata e Dubait nuk është vetëm një shije – është një përvojë. Krem stikash, kadaif dhe çokollatë – një kombinim që godet drejtpërdrejt në dëshirën njerëzore për kënaqësi të shpejtë dhe të pasur. Ekspertët e ushqimit thonë se suksesi i saj nuk është rastësi – ajo përputhet me trendet globale për shijet e Lindjes së Mesme dhe dashurinë në rritje për stikat.

Megjithatë, jo çdo çokollatë shumëngjyrëshe mund ta quajë veten “Çokollatë Dubai” është origjinale. Autoritetet kanë paralajmëruar për produkte të falsifikuara, me përbërës të rrezikshëm dhe të padeklaruar. Marka origjinale, Fix Dessert Chocolatier, shitet vetëm përmes aplikacionit Deliveroo në Dubai dhe Abu Dhabi.

Lexo edhe :  Si ta lexosh personalitetin e dikujt në pak sekonda... pa qenë psikolog

Të gjithë të çmendur pas saj, trendi i

A do të vijojë kjo çmenduri? Sipas analistëve, po. Ndërkohë, prodhuesit e mëdhenj po përballen me një sfidë teknike: është jashtëzakonisht e vështirë të prodhosh këtë lloj çokollate në shkallë të gjerë pa humbur krokanten e kadaifit. Por ndërsa kërkesa rritet, Hamouda ka konfirmuar se planet për zgjerim ndërkombëtar janë në rrugë e sipër./e.t

Të fundit

Turistët në Vlorë! Rritja e temperaturave shton vizitorët edhe në Sazan e Karaburun

Temperaturat u rritën këtë fundjavë dhe në Vlorë gjejmë shumë turistë të huaj që bashkë me detin e atraksionet...

Rikthehen reshjet e shiut këtë të hënë! Ja si parashikohet të nis java

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta...

Zegjine Çaushi sfidon Bardhin nga Milano: Gazment, dridhu në baltën tënde

Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, ka zhvilluar një takim entuziast me komunitetin shqiptar në Milano, në kuadër të fushatës...

1.3 mld euro pagesa, rritet përdorimi i monedhës edhe në transaksionet në vlera të mëdha

Një euro e paqëndrueshme nuk i ka penguar as pagesat me shuma të mëdha në këtë valutë. Transaksionet në euro të kryera për 3 muajt...

Partia Mundësia hap zyrtarisht fushatën, Shehaj: Korrupsioni problemi kryesor në vend

Para mbështetësve të tij, nga Pallati i Kongreseve Agron Shehaj, në fjalën e tij, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e vuri theksin tek...

Lajme të tjera

Web TV