Kryeministri Edi Rama ka vijuar me satirizimin e rivalit te tij, Sali Berishës, duke e krahasuar me bufin në rrjetet sociale. Në postimin e radhës, Rama ka kapur një pjesë nga një prej fjalimeve të Berishës, ku kryedemokrati thotë se PD është ADN-ja e integrimit ne BE dhe kjo forcë politike do e çojë Shqipërinë drejt anetarësimit në Bashkimin Europian.
“Askush nuk duhet të mashtrohet sepse ky tund një pasaportë! Shqipërinë do ta integrojmë ne në Bashkimin Evropian! Ne jemi ADN-ja e integrimeve”, tha Berisha në një fjalim.
Këtë moment Rama e shoqëron me pamje të dy bufëve, një i madh dhe tjetri i vogël. Sakaq, video ka një mbishkrim: ‘Gjuzi PD-ASHM’, duke ironizuar Aleancën për Shqipërinë Madhështore me një prej aleatëve të Berishës në zgjedhje Kujtim Gjuzin. Nderkohe qe shkruan “Fiks buf”./ S,M