BE rrit ndihmën ushtarake për Moldavinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) do ta japin dritën jeshile më 9 prill për paketën më të madhe deri më sot të ndihmës ushtarake vdekjeprurëse të bllokut për Moldavinë, në vlerë të 20 milionë eurove.

Ky vendim është i rëndësishëm, sepse Moldavia është vend neutral me kushtetutë dhe në të kaluarën BE-ja i ka dhënë vetëm ndihmë që cilësohej “jovdekjeprurëse”, si automjete ushtarake, mbikëqyrje ajrore dhe pajisje për përforcimin e sigurisë kibernetike.

Kjo ndryshoi vitin e kaluar, kur Brukseli ofroi 9 milionë euro për raketa me rreze të shkurtër për sistemet e mbrojtjes ajrore.

 

Tani, BE-ja është duke e dyfishuar këtë sasi. Ky është pasqyrim i asaj që diplomatët e BE-së më thanë: gjendja e ndjeshme në të cilën ndodhet Moldavia, për shkak të një Rusie gjithnjë e më kërcënuese dhe aktive që po ushtron trysni mbi vendet që duan të afrohen më shumë me Perëndimin.

Sipas propozimit, me këto para do të bihen “tetë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, të cilat përbëhen nga afërsisht tetë hedhës dhe rreth 24 raketa”.

Në dokument theksohet se zbatimi i kësaj mase do të kryhet nga Qendra Estoneze për Investime në Mbrojtje, e cila i ka furnizuar gjithashtu Kishinjevin me pajisje vitin e kaluar.

Propozimi thekson se “masa e propozuar e ndihmës do t’i përmirësojë performancën dhe efektivitetin operacional të Forcave të Armatosura të Moldavisë, duke zëvendësuar pajisjet e vjetruara të epokës sovjetike dhe/ose duke krijuar kapacitete të reja”./k.k

 

Të fundit

Një problem për të porsalindurit që trajtohen me antibiotikë

Foshnjat që kanë nevojë për antibiotikë tregojnë një përgjigje të mprehtë ndaj vaksinave të fëmijërisë së hershme . Kjo sugjerohet nga një studim i botuar...

Me raki në dorë, Parashqevi Simaku shijon ushqimet tradicionale shqiptare me miqtë e saj

Parashqevi Simaku ishte e ftuar në një darkë nga miqtë e saj, së bashku me Elton Ilirjanin. Ikona e muzikës shqiptare shpërndau një video në...

Finalja e madhe e BBV/ Ledion Liço zbulon surprizat

Më 19 prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania. Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që...

Shehaj tek berberi: Kur kap duke vjedhur punëtorin nuk e mban se “të gjithë vjedhin”

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka shkuar tek një berber dhe ka biseduar me pronarin dhe një klient. Klienti ngriti shqetësimin se falë...

Kokalari godet fort: Berisha kërkon ndihmë në SHBA, i bashkohet një kriminel

Aktivistja konservatore, Evi Kokalari zbulon se njerëzit e angazhuar pranë liderit demokrat Sali Berisha, po tentojnë të heqin “non-gratën” në Shtetet e Bashkuara të...

Lajme të tjera

Web TV