Çfarë fshihet pas takimit mes Eglit dhe Olsit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo që nuk pritej, ndodhi: takimi mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos u realizua prime-n e mbrëmshëm të Big Brother.

Nuk pritej, sepse çifti janë ndarë jo mirë me njëri- tjetrin: Egli ka kërkuar të sqarohej me ish-partnerin, por ky i fundit ka refuzuar kategorikisht.

Madje, në nisje të historisë së Eglit me Gjestin, Olsi doli në një video ku tha: Ju lutem, mos më nisni më çfarë ndodh rreth e qark, sepse jam me grua në shtëpi. Shenjë tjetër kjo, që tregonte se ai nuk donte t’ia dinte më për Eglin.

Por duhet thënë se Olsi Bylyku është pak kontradiktor mes asaj që thotë dhe asaj që bën. Teksa ishte i lidhur me gazetaren Denada Lura, i kushton këngën ‘Ish’ Eglit (nuk ka nevojë të shprehet, se kënga i thotë të gjitha).

Teksa kërkojnë ta lënë të qetë se ‘ka grua në shtëpi, nxjerr këngën ‘Drama’ (totalisht një dedikim për Eglin).

Ndërkohë, mbrëmë, ndodh edhe takimi. Por pse? Kur çifti janë ndarë dhe secili po përpiqet të mbajë fort lidhjen e re, pse duhej ky takim? Vetëm se Egli e ka lavdëruar aty brenda Olsin, kur nuk ia varte Gjesti? Po Olsit nuk i interesonte çfarë po ndodhte…

Përgjigja është e thjeshtë: Duke i bërë këtë nder Top Channel-it, ai heq qafe gjyqin që ka të hapur me median dhe nga ana tjetër forcon marrëdhëniet me ta, duke qenë se i ka prishur që nga koha që doli nga Big Brother dhe nuk la gjë pa thënë, aq sa bëri edhe këngë për këtë gjë.

Pra, pas fjalëve të mirënjohjes dhe qytetërimit të dy njerëzve që janë dashur por tani janë ndarë, qëndron vetëm interesi dhe shfrytëzimi i situatës.

Lexo edhe :  Goditja e Jozit ndaj Gjestit, Top Channel del me reagim zyrtar

Egli mbase edhe e ka kuptuar, sepse nuk besojmë t’i falë periudhën e errët që përjetoi prej tij. //   S.M

Të fundit

300 sëmundje janë të kurueshme që para lindjes

Identifikohen 300 sëmundje gjenetike të kurueshme që para lindjes ose në ditët e para të ardhjes në jetë. Diagnostikimi...

Vota e shqiptarit jashtë, si leku që zhvlerëson euron në kurrizin tonë!

Nga Artan Fuga Përherë ka pasur një mekanizëm për t'i përçudnuar zgjedhjet për në Kuvend. Ose ka ndodhur diçka që e ka tërhequr vëmendjen gjetiu...

Rruga nënujore më e gjatë dhe më e thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor në botë, një nga projektet inxhinierike më ambicioze të Europës, i cili...

Intervistë me kandidaten e “Koalicionit Euroantlantik”, në Qarkun e Korçës

Nevoja për zërat e grave në pluralizmin demokratik dhe politik, është sa bindëse, aq edhe domosdoshmëri e komunikimit të tyre,  si shprehi të humanizmit...

Incidenti në Big Brother, reagon për herë të parë familja e Gjestit

Një akt i papranueshëm dhune ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania, ku një prej konkurrentëve të...

Lajme të tjera

Web TV