Kini kujdes! Ana e “errët” e trendit Ghibli, fotot tuaja ruhen dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javët e fundit nuk ka ndodhur të mos kemi ndeshur foto të transformuara me versionin e ChatGPT “Ghibli” në rrjetet sociale. Duket shumë bukur dhe argëtues, por a është vetëm kaq?! Kjo formë kaq e thjeshtë për t’u kthyer në një anime ashtu si në filmat klasikë të Hayao Miyazaki, ka dhe anën e saj të errët.

Ekspertët ngrenë alertin se në fakt ky trend mund të jetë një lloj “gracke” për të marrë të gjitha të dhënat personale! Një platformë e njohur që merret me mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e llogarive në internet, ka njoftuar në “X” se ka rrezik se ato fotografi të cilat ju i përdorni tek ky version i ChatGPT mund të keqpërdoren në të ardhmen. Praktikisht, ruhen të gjitha tiparet tuaja fizike, identiteti juaj!

“Mendoni se ky trend është argëtues apo jo? Mendohuni mirë. Teksa shumica nuk e kanë aspak problem të ndajnë selfie në rrjetet sociale me “Ghibli”, nuk e kuptojnë se po ushqejnë OpenAI me imazhet e tyre dhe familjarëve. Në momentin që ti shpërndan fotot, ti humbet kontrollin mbi to, mënyrën si mund të përdoren. Përshembull, ato mund të përdoren lehtësisht për postime fyese apo denigruese. Të dhënat tuaja mund të përdoren për reklama apo u shiten palëve të treta”, shkruan Proton.

Edhe ekspertja britanike Elle Farrell-Kingsley shkroi për këtë, duke theksuar se përdorimi i këtij trendi sjell ekspozimin e të dhënave, lokacionit apo imazheve sensitive, siç janë fotot e fëmijëve. “Nëse është falas, ti dhe të dhënat tua janë çmimi që paguhet! Nëse je dakord me këtë ok, por mirë është të jeni të vetëdijshëm”, tha ajo.

Lexo edhe :  Edhe pak ditë, WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto telefona

Kështu që, më e mira është të mos “impresionohemi” menjëherë me trende të kësaj natyre e aq më tepër kur paraqiten pa asnjë kosto!/    S,M

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV