Produktet e rrezikshme, ekspertët e shëndetësisë: Siguria ushqimore është zero

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandaleve të përsëritura për hyrjen e ushqimeve të dëmshme në vendin tonë, apo më keq akoma, njoftimin e vonuar për rrezikshmërinë e tyre pasi këto produkte janë konsumuar nga qytetarët shqiptarë, ekspertët e shëndetësisë fajësojnë autoritetet që kanë detyrë të përgjigjen për sigurinë tonë ushqimore.

Profesori i mikrobiologjisë, Andi Koraqi, thotë se institucionet kanë për detyrë të kontrollojnë cilësinë e ushqimeve para se të hidhen në treg, ndërsa me keqardhje flet për mungesën e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

“Institucionet kanë detyrë për ta kontrolluar produktin. Pse e japin përgjigjen pasi del në treg? Kontrolli është metoda e vetme për të parandaluar. Ne të gjithë këtë informacion e kemi edhe nga media. Siguria ushqimore është zero, thuajse s’ka fare”, thotë ai.

Ndërsa për mishin e pulës me salmonelë, ardhur nga Brazili për tregun shqiptar, doktor Koraqi tregon se bakteri mund të përhapet nëse nuk ruhet higjiena dhe nuk zihet në temperatura të larta. Rrezik epidemie janë fast-food-et, ku temperatura e gatimit të mishit nuk arrin të vrasë bakterin e salmonelës.

Një tjetër rrezik për shëndetin e popullatës është përmbajtja e lartë e antibiotikëve në produktet shtazore – mishi, veza, qumështi, etj. – për shkak të përdorimit të medikamenteve tek kafshët. Mikrobiologu Andi Koraqi thekson nevojën për rritjen e kontrolleve në farmacitë veterinare dhe ngritjen e sigurisë ushqimore në nivele më të larta.

Hyrja e tonelatave të tëra të mishit të pulës me salmonelë nga Brazili, e më pas edhe e luleshtrydheve me pesticide nga Greqia, kaloi në heshtje nga institucionet përgjegjëse. Këto skandale sollën vetëm një dorëheqje – atë të drejtuesit të AKU-së së Tiranës – si dhe shumë pikëpyetje e pasiguri të qytetarëve për rrezikun e ushqimeve që konsumojnë përditë./e.t

Të fundit

Kryemadhi: Fushata për Metën për hir të fëmijëve! Thonë që Monika kërkon vota për PS!

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babanë e...

Ju shqetëson celuliti? Ja disa ushqime përmes të cilave mund ta largoni

Me kalimin e viteve trupi fillon dhe humbet elasticitetin dhe masën muskulore të tij, dhe kështu fillojnë të shfaqen shumë probleme të lidhura me...

Bastet e paligjshme, Fagioli 2.8 mln euro borxhe: Nëse s’paguan, do të të bëj murator

Vijojnë të dalin detaje dhe shifra të reja lidhur me borxhet e lojërave të fatit të Nicolo Fagiolit në skandalin e basteve. Ish-lojtari i...

Loredana jep një mesazh: Vajta në dasmë për dy arsye

Mbrëmjen e djeshme Loredana ka shkuar në BB VIP në dasmën e Eglit dhe Gjestit. Ku pas pjesëmarres ajo ka bërë një postim në...

Tensionohet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës nisi me një orë vonesë. Të parët që hynë në sallë ishin deputetët e partive...

Lajme të tjera

Web TV