Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv.
Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë pa e kuptuar ne dhe të ndikojë në trupin tonë në një nivel që nuk mund ta imagjinojmë.
Ja disa shembuj që tregojnë se mund të jeni shumë të stresuar pa e kuptuar…
- Skuqje
Stresi dhe një periudhë ankthi mund të rezultojnë në shfaqjen e skuqjeve të ndryshme në lëkurën tuaj. Kjo, në fakt, mund të jetë për shkak të faktit se sistemi juaj imunitar po dobësohet. Në çdo rast, mendimi i një eksperti do t’ju japë përgjigjen se për çfarë shkaktohen.
- Rënia e flokëve
Një periudhë e stresit të lartë dhe ngarkesës së lartë të punës mund të bëjë që flokët tuaj të bien për një periudhë kohore. Kjo periudhë mund të jetë deri në pesë muaj.
- Dhimbje stomaku
Një nga karakteristikat kryesore të ankthit janë dhimbjet e stomakut. Nëse vëreni se dieta juaj nuk po bën ndryshime dhe dhimbjet e stomakut po shtohen, kërkoni ndihmën e një specialisti./k.k