Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi/ Ja kur do të hapen aplikimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të mbështetjes në bujqësi për 2025 do të hapet më 14 prill dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 maj.

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi bëri të ditur sot se Skema Kombëtare synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, të rrisë prodhimin vendas dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në treg.

Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, financon për gjedhët deri në 10.000 lekë për lopë ose mëshqerra, 5.000 lekë për viçat, në ferma jo më pak se 10 krerë. Për bagëtitë e imta vijon po e njëjta masë financimi 1200 lekë/krerë; për bletarinë 1000 lekë/koshere; për perimet/luleshtrydhen/rrush tavoline në serra, masa e financimit është 200 000 lekë/ha (jo më pak se 1 ha).

Këtë vit është rritur një masë financimi për kontrollin biologjik të dëmtuesve, ku 50% e vlerës totale të faturës tatimore do të rimbursohet sërish nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.

Bimët aromatike dhe mjekësore vijojnë të jenë në fokus të Skemës Kombëtare me 30.000 lekë/ha (jo më pak se 1 ha), si kriter pranimi.

Fermat organike 100.000 lekë/vit dhe 200.000 lekë për çdo fermë të certifikuar. Certifikimi GLOBAL GAP mbështetet me 50% të vlerës totale të faturës tatimore. Ndërsa nga skema e naftës përfitojnë më shumë se 50 000 fermerë./e.t

Të fundit

Turistët në Vlorë! Rritja e temperaturave shton vizitorët edhe në Sazan e Karaburun

Temperaturat u rritën këtë fundjavë dhe në Vlorë gjejmë shumë turistë të huaj që bashkë me detin e atraksionet...

Rikthehen reshjet e shiut këtë të hënë! Ja si parashikohet të nis java

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta...

Zegjine Çaushi sfidon Bardhin nga Milano: Gazment, dridhu në baltën tënde

Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, ka zhvilluar një takim entuziast me komunitetin shqiptar në Milano, në kuadër të fushatës...

1.3 mld euro pagesa, rritet përdorimi i monedhës edhe në transaksionet në vlera të mëdha

Një euro e paqëndrueshme nuk i ka penguar as pagesat me shuma të mëdha në këtë valutë. Transaksionet në euro të kryera për 3 muajt...

Partia Mundësia hap zyrtarisht fushatën, Shehaj: Korrupsioni problemi kryesor në vend

Para mbështetësve të tij, nga Pallati i Kongreseve Agron Shehaj, në fjalën e tij, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e vuri theksin tek...

Lajme të tjera

Web TV