Paralajmërimi i Karamuços: Në zgjedhje do ketë arreste në flagrancë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“SPAK po punon për shqiptarët”, kështu u shpreh eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjatë fjalës së tij, Karamuço nënvizoi se ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete. Ai gjithashtu paralajmëroi se në zgjedhjet parlamentare ka shumë gjasë që të ketë arreste flagrancë.

“SPAK po punon për popullin shqiptar sepse edhe me takimet që ka bërë së fundmi me ndërkombëtarët nuk i ka bërë kot. Ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete me të gjithë kandidatët që nuk i kaloi filtri…

Ato që ka çuar KQZ në prokurori në verifikim të thelluar janë 16, kanë disa indicie, ndryshimi i mbiemrit…KQZ duhet të kishte çuar më shumë. Ndërkombëtarët të thonë ja ku i ke, shikoni çfarë do të bëni me ta. Nuk janë vetëm ata që i njohim…

Ndërkombëtarët janë të shqetësuar, sepse edhe dosjet janë të 2024 janë grupe të reja…Ne nuk dimë akoma kujt nga politikanët i ka ardhur non-grata e këto…Se këta nuk e thonë….Edhe në kuadër të rekordeve që janë mbajtur për krime zgjedhore, për disa prej tyre kandidatura për zgjedhjet e mëparshme. Ka shumë gjasa që në zgjedhje do të ketë arreste flagrancë…”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës.

Gjikondi: Zoti Dumani e ka thënë, SPAK nuk ka agjendë politikë dhe besoj se la të kuptojë këtë fakt.

Karamuço: Këta politikanë të majtë e të djathtë këtë herë do të shohin që do të ketë probleme. Se po thamë ne që SPAK-u është në gjumë, do të shohësh furgona me miell e të gjitha gjërat./   S.M

Të fundit

“Autobusi u bë përshesh”, aksidenti në Qafë Thanë, flet trajneri i vajzave të volejbollit

Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me...

Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

Figurat e shquara të kombit shqiptar, të cilat ndërtuan themelet e gjuhës shqipe dhe më pas u zhytën në harresë, burgime dhe internime, u...

Vjosa Osmani përshëndetet me Trumpin në funeralin e Papa Françeskut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Romë. Siç shihet edhe në foto,...

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës, ja cilët janë disa nga faktorët e tjerë

Rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më...

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të basketbollit të...

Lajme të tjera

Web TV