Policia gjen pronarin nga Fieri që mbante luan në shtëpi. 52 vjeçari: Më ngordhi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka proceduar në gjendje të lirë një 52-vjeçar të identifikuar si Altin Ajdini nga Zharrëzi i Fierit. Bëhet fjalë për rastin që para disa ditësh bëri xhiron në rrjetet sociale ku shfaqej një luan që kafshonte një qytetar në Shqipëri. Ky i fundit donte të pozonte me të.

Policia thotë se nisi menjëherë hetimet dhe identifikoi 52-vjeçarin nga Zharrëzi si pronar të kafshës së egër. Hetimi në gjendje të lirë për të nisi pasi 52-vjeçari dyshohet të ketë shkelur ligjin për karantinën e bimëve dhe kafshëve.

“Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat”, njoftoi policia.

52-vjeçari ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnje në rrugë 6 muaj më parë kur ishte e vogël. Ai ka treguar se e ka mbajtur në banesën e tij për disa kohë derisa para 1 muaji e gjysmë kafsha ka ngordhur./E.S

Të fundit

Hëna “Rozë”, fenomeni astronomik që mund të shihet edhe sonte

Një fenomen hënor pritet të ndodhë në dy mbrëmjet e kësaj fundjave në të gjithë botën. Hëna e plotë e...

Katolikët kremtojnë sot të “Dielën e Larit”, e diela para Pashkëve

E diela e  Larit një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët katolikë  u festua në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë. Të shumtë ishin...

FOTO/ Çfarë nuk u pa nga prezantimi i programit të Partisë Demokratike

Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan programin politik 2025-2029. Prezantimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Të pranishëm...

“Kukull e kukullës së Sorosit”/ Rama vijon ironitë me opozitën

Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij politikë. Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ironizon premtimet e opozitës, me personazhe...

Sipas stinës, ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa...

Lajme të tjera

Web TV